Numri i punëtorëve në industri në prill të këtij viti është ulur për 1.7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe në katër muajt e parë të këtij viti u ul me 3.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë nga vitin e kaluar, përcjell Nistori.
Sipas të dhënave të Entit shtattëror për statistikë, numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe guroreve në prill të vitit 2021, krahasuar me prillin e vitit 2020, u ul me 6.9 përqind, në sektorin Industria e Prodhimit u ul me 1.2, dhe në Energjinë Elektrike, Gaz, sektori i furnizimit me avull dhe kondicionim i ajrit u ul për 3.1 për qind.
Sipas grupeve kryesore të industrisë, numri i punëtorëve në industri është ulur me Energji për 3.9 për qind, mallra të ndërmjetëm, përveç energjisë për 2.5 dhe mallra jo të qëndrueshëm të konsumit për 3.7 përqind, ndërsa ka pasur një rritje të Mallrave Kapitale për 3, 0 për qind dhe mallrat e qëndrueshëm të konsumit për 7.2 për qind. /AIM/