Çdo fillim muaj në RMV është makth për pacientët me sëmundje të diabetit

    Çdo fillim muaji është kthyer në makth për pacientët me sëmundje të diabetit. Ata, të cilët e kanë patjetër të marrin insulinë rregullisht, po ballafaqohen me mungesë të llojit të insulinës “Ryzodeg”. Në mungesë të saj, endokrinologët detyrohet tu japin insulinë zëvendësuese, por që pacientët refuzojnë ta marrin, pasi që thonë se nuk u ndihmon fare, madje ju shkakton kundër efekt.

    “Ryzodeg nuk kemi, nëse doni të prishni deri të hënën nëse keni diçka rezervë, ose të ju japim zëvendësim ‘NovoMiks. Unë deri të hënën kam edhe një dozë! Të shohim çfarë do të dërgojnë dhe a do të ketë diçka për muajin shkurt nga Shkupi. Nuk do të marr zëvendësim. E di por nuk varet prej neve. Unë përdora zëvendësim por nuk ka efekt.”

    Në Spitalin e Kumanovës, gjatë dy ditëve të para të muajit shkurt janë kthyer dhjetëra pacientë pa marr insulinën “Ryzodeg” dhe shprehen mjaftë të indinjuar pasi thonë se me insulinën tjetër kanë reaksione alergjie. Sipas pacientëve insulina zëvendësuese nuk rregullon si duhet nivelin e glukozës në gjak.

    “Kjo insulina zëvendësuese a të bën problem? Po, më bën! Çka? Nuk më rregullon sheqerin, më parë atë që e përdorja më ndihmonte dhe e mbaja nën kontrolle, kurse tani dyfish më i lartë 12-13, a e kisha 5-6”, tha një paciente.

    Nga Shoqata e pacientëve “Diabetes” thonë se është shqetësuese të luhet me shëndetin e pacientëve. Ata dyshojnë se ka keqpërdorime në tenderët e insulinës ngaqë zëvendësimi i saj është nga një vend tjetër evropian dhe blihet me çmim shumë më të lirë se sa Ryzodeg. Dime Velev tha se që nga e hëna do të ia mësyjnë dyerve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë së Barnave MALMED.

    “Me urgjencë të denoncojnë në MALMED dhe të shohim se çfarë do të thotë Agjencia e Barnave. Duhet patjetër ta ndjekim si çështje. Kjo është tragjedi, ne nuk jemi as për politikë as për biznes, ne jemi njerëz që duhet të jetojmë”, u shpreh Dime Velev, Shoqata e pacientëve “Diabetes”.

    Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kompania furnizuese që ka marr tenderin i ka informuar që nuk ka sasi të mjaftueshme të insulinës Ryzodeg ndër më bashkëkohoret e prodhuar në vendet e Skandinavisë.

    “Lidhur me llojin e insulinës që keni pyetur, kumtojmë që ka mungesë në nivel global. Ngaqë furnizohet me sasi të ulëta në Maqedoninë e Veriut, rekomandojmë që pacientët të marrin insulinë tjetër zëvendësuese sepse sasitë e arritura tani më janë shpërndarë nëpër spitale”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Sipas të dhënave zyrtare mbi 116 mijë pacientë në mbarë vendin janë të diagnostikuar me diabet, prej të cilëve 5,000 pacientë janë të kategorizuar me diabetin e tipit 1, kurse rreth 4400 janë duke u trajtuar me insulinë të llojeve të ndryshme. Të gjithë pacientët domosdoshmërish trajtohen edhe me ilaçe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkolla në Vërzhallë pa ujë, dysheme me dërrasa dhe mure të plasaritura

    Lajmi i rradhës

    Taravari pas kritikave: do ta pranoj vendimin e partisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë