Shkolla në Vërzhallë pa ujë, dysheme me dërrasa dhe mure të plasaritura

    Shkollë pa ujë, dysheme me dërrasa, mure të plasaritura e të palyera. Kjo është shkolla fillore periferike “Marko Cepenkov” e ndërtuar dekada më parë në hyrje të fshatit Vërzhallë të komunës së Zelenikovës. Dikur, kjo shkollë e lënë në harresë nga institucionet ushtonte zhurma e nxënësve, ndërsa sot në të procesin mësimor e ndjekin vetëm gjashtë nxënës, nga klasa e parë deri në të nëntën. Ndërsa Alsat vizitoi këtë shkollë, takuam vetëm tre nxënës, të tjerët mungonin me arsye.

    “Shumë keq sepse s’ka shumë nxënës. S’kemi me kë të shoqërohemi, me kë të lozim. Në shkollë nuk kemi tabelë elektronike, asgjë, as kompjuter nuk kemi. Shumë keq se ujë duhet të shkojmë te xhamia me mbush, nuk ka këtu ujë, tualetet shumë larg. Tualetet shumë keq janë, pa ujë, patjetër me shishe. Çantat s’kemi ku ti lëmë, edhe te klasa ime rrjedh shumë ujë”, tha një nxënëse.

    “Pikon uji te klasa ime, shumë keq është. Ujë nuk ka këtu, tualetet larg janë. A janë munduar ta rregullojnë? Po, ama prapë se prapë rrjedh për muri. Kjo shkolla është shumë e vjetër”, u shpreh një nxënëse.

    “Kur e kemi nis klasën e parë kemi pas shumë shoqe, kemi luajt, shumë mirë kemi kaluar, pastaj çdo vit duke u largu shoqet. Për më tutje mendoj me marr zanat, të bëhem frizere”, shtoi një nxënëse.

    Pavarësisht kushteve të vështira në fshat e në shkollë, mësimdhënësit kurrë nuk lanë nxënësit pa mësim. Ajo që sakrifikon çdo ditë për këtë profesion të shenjtë është edhe mësuesja Semine Selami e cila çdo ditë udhëton në relacionin Saraj-Vërzhallë dhe anasjelltas.

    “Para tre muajve janë vendosur këto pllakat këtu, se pikonte këtu në këtë klasë. Ka pesë vite ose pesë vite e gjysmë që ka piku vazhdimisht. Tash kanë mbet edhe xhamat, i kam treguar drejtoreshës që edhe xhamat të ndërrohen se fryn ftohtë, klasa nuk ngrohet si duhet. Ditarin elektronik a e plotësoni? Po, e plotësoj? Ku e plotësoni? Pasiqë këtu nuk ka internet e plotësoj në shtëpi”, deklaroi Semine Selami, mësuese.

    Për kushtet në shkollë Alsat i’u drejtua shkollës qendrore “Marko Cepenkov” në Zelenikovë për të biseduar me drejtoreshën Lupka Stojanovska. Ajo përveç që nuk na pranoi tha që nuk guxojmë të bëjmë xhirime në shkollën e fshatit. Alsat iu drejtua edhe Komunës së Zelenikovës, prej ku na premtuan se do të na kontaktojnë për këtë çështje por deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje.

    Lajmi Paraprak

    Sela – Taravarit: E keni shkelur statutin e partisë, ju nuk jeni vendimmarrës!

    Lajmi i rradhës

    Çdo fillim muaj në RMV është makth për pacientët me sëmundje të diabetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë