Certifikata e vaksinimit, sot mbahen protesta

    Sot në kryeqytet në ora 19:00 do të mbahet protestë kundër masave të reja anti-Covid-19, masa këto të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme (16.08.2021). Protestën kundër masave të reja anti-Covid-19 do ta mbështesin edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut. Nga atje theksojnë se masat e reja të miratuara nga Qeveria bëjnë diskriminim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.

    Nga KSL-ja shtojnë se janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës. Gjithashtu nga KSL potencojnë se ligjet vendore dhe Kushtetuta nuk i detyrojnë punëtorët për vaksinim të detyrueshëm dhe thonë se çdo lloj diskriminimi bazuar në faktin nëse dikush është vaksinuar apo jo është i paligjshëm dhe aktet ndërkombëtare i referohen të njëjtës./Tv21

    Lajmi Paraprak

    “Nëse nuk pajtohen, mund të shkojnë në gjykatë” – Guardiola reagon ndaj kritikave të Kloppit për transferimet e Man City

    Lajmi i rradhës

    Fluks i madh i pacientëve me Covid-19, shqyrtohen masa shtesë për Tetovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë