CERTIFIKATA E LINDJES | Lloga: Gjykata Kushtetuese ka hapur kutinë e pandorës, do të ketë udhëzim të ri administrativ

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se me vendimin e djeshëm, Gjykata Kushtetuese ka hapur kutinë e pandorës dhe se me këtë është krijuar pasiguri juridike në shtet

    I pyetur për veprimin e tij të ardhshëm, i pari i Drejtësisë tha se do te ketë udhëzim të ri vetëm për certifikatat e lindjes, ndërsa nga Gjykata Kushtetuese pret që sipas detyrës zyrtare vendime të njëjta duhet të sjell edhe për lëndët e dorëzuara nga Lloga.

    Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si jo kushtetues udhëzimin administrativ për lëshimin e dokumenteve nga Drejtoria e Librave Amë me të cilin në certifikatat e lindjes, vdekjes dhe të kurorëzimit obligohej deklarimi i përkatësisë etnike.

    Vendimi ra poshtë për shkak se është publikuar me vonesë në Gazetën Zyrtare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë