Cërvenkovski: 12 vite nuk kemi bërë asnjë lëvizje për në BE

    Branko Cërvenkovski, ish president i Maqedonisë së Veriut, ka folur mbrëmë në forumin për Ballkanin Perëndimorë në Sarajevë. Ai kujtoi se secili vend nga Ballkani Perëndimorë kanë vendosur qëllim strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

    Duke folur për eksperiencën e Maqedonisë së Veriut në këtë rrug, ai tha se vendi për 12 vite nuk mund të bën hap para dhe kujtoi kërkesat e Greqisë, Francës dhe Bullgarisë, për të cilat, siç tha, nuk kanë asnjë lidhje me kriteret e caktuara nga ana e Komisionit Evropian, të duhura për fillimin e negociatave.

    Ai gjithashtu potencoi se vendi ndryshoi edhe emrin, por tha se procesi i integrimit i vendeve nga Ballkani Perëndimorë në BE është ngadalësuar, ose siç thotë ai, praktikisht është ndërprerë. Për këtë shkak, ai pyeti se cilat janë qëllimet e vendeve evropiane dhe potencoi se disa vende e bllokojnë qasjen për anëtarë të ri.

    “Çfarë nëse jemi të detyruar, jo me vullnetin tonë, të kërkojmë alternativa. Të mos keqkuptohem, unë nuk bëj zgjedhje mes Lindjes apo Lindjes së Largët si alternativë”, tha Cërvenkovski duke shtuar se vendet e rajonit duhet “të evropianizohen me kapacitetet e tyre”./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve tjera edhe në ambiente të mbyllura

    Lajmi i rradhës

    Qeveria shlyen kamatat e akumuluara të qytetarëve ndaj Ndërmarrjeve Publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë