Lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve tjera edhe në ambiente të mbyllura

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka sjell vendim që të lejoj organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera edhe në ambientet e mbyllura. Sipas vendimit do të lejohen maksimum 250 mysafirë, ose vetëm 40 për qind e kapacitetit të restorantit.

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “Facebook” njoftoi se nga dita e pasnesërme do të lejohen dasmat dhe ahengjet në hapësira të mbyllura.

    “Prej 1 korrik, dasmat dhe ahengjet do të organizohen edhe në hapësira të mbyllura, 40% të kapacitetit dhe jo më shumë se 250 mysafir”, shkruan Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Rëndësia psikologjike e pranisë së babait në jetën tonë

    Lajmi i rradhës

    Cërvenkovski: 12 vite nuk kemi bërë asnjë lëvizje për në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë