Çfarë e ndot më së shumti ajrin në Shkup!

    Profesori në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Dejan Mirakovski, në “360 gradë” në Alsat prezantoi rezultatet e hulumtimit i cili përcakton burimet kryesore të ndotjes në kryeqytet, përcjell Nistori.

    Sipas tij, burimi kryesor janë shkarkimet që çlirohen gjatë ngrohjes së objekteve.

    “Gjatë verës nuk e kemi fare ose ka shkarkime të caktuara, të zbuluara nga djegia në natyrë. Ato ndodhin në muajt e pranverës dhe fillimit të verës. Është djegia e kashtës dhe mbeturinave të kopshtit nëpër oborre. Gjatë dimrit dominojnë emetimet nga djegia e biomasës (druri), nga 35-60 për qind. 10-15 për qind është nga djegia e naftës dhe mazutit, që ka të bëjë me ngrohjen”, tha prof. Mirakovski.

    Trajtimi joadekuat i mbeturinave shkakton më shumë ndotje të ajrit

    Drejtori i “Pakomak”, Filip Ivanovski, duke folur për rëndësinë e përzgjedhjes së mbeturinave dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për një procedurë të tillë, tha se shumica e njerëzve ndërgjegjësohen për veprime të tilla, por se ka edhe një përqindje të caktuar që nuk janë të interesuar për përzgjedhjen.

    Siç theksoi Ivanovski, menaxhimi i duhur i mbeturinave është një nga faktorët për parandalimin e ndotjes së ajrit.

    Mund të them se realisht kemi rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të paktën deklarativisht 90% e tyre duan të selektojnë mbeturinat, ose thonë se e bëjnë shpesh. Ndryshe nga shtatë vjet më parë, kur ato përqindje ishin shumë më të ulëta. Qytetarët duan të bëjnë një përzgjedhje parësore, pse nuk e bëjnë këtë është mungesa e kontejnerëve. Por, 10% e lartë e qytetarëve thonë se nuk janë të interesuar dhe nuk duan ta bëjnë këtë”, tha Ivanovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Paga minimale | Shqipëria e parafundit në rajon, në krye qëndron Mali i Zi

    Lajmi i rradhës

    NDOTJA E AJRIT | Ministri Nuredini: Fatkeqësisht nuk ka një zgjedhje të shpejt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë