NDOTJA E AJRIT | Ministri Nuredini: Fatkeqësisht nuk ka një zgjedhje të shpejt

    Ministri i mjedisit, Naser Nuredini, në “360 Gradë” në Alsat, ka folur në lidhje me strategjitë që ka pas shteti për të ulur ndotjen e ajrit, përcjell Nistori.

    Nuredini deklaroi se, si shtet kanë investuar dhe kanë dhënë subvencione që të ndihmojnë qytetarët dhe të ulet ndotja e ajrit, mirëpo theksoi se kjo gjë për fat të keq nuk ka një zgjedhje të shpejtë, derisa pohoi se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.

    “Ne e kemi pas një strategji në shtetin tonë për të zbritur përdorimin e energjisë së pari dhe për të ndërruar mënyrën se si ngrohemi në shtëpitë e tona, por jo vetëm. Këtu dua ta shprehi se nuk janë vetëm shtëpitë të cilat ndotin por edhe ndërtesat shtetërore dhe të pushtetit lokal. Ne kemi investuar, kemi dhënë subvencione për inventar në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir, pra është një hap i vogël normalisht dhe vazhdon pushteti lokal ta subvencionojë atë ndryshim. Gjithmonë kemi shprehur se do të ndryshohet mënyra jonë se si të menaxhojmë dhe të zvogëlojmë ndotjen e ajrit në qytetet tona. Për fat të keq nuk ka një zgjedhje të shpejt, por do të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha Nuredini. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë e ndot më së shumti ajrin në Shkup!

    Lajmi i rradhës

    “Zëri i të rinjve të dëgjohet nga autoritetet dhe këshillat komunalë kur krijojnë politika ekologjike”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë