Çfarë mund të ndodh nëse rivotohet, katër deputetë në garë për t’u futur në Kuvend

    Afati i Gjykatës Administrative, në të cilin duhet të vendoset nëse do të pranohen kundërshtimet e KSHZ-së për rivotim në shtatë vendvotime, skadon të premten në mesnatë. Pastaj KSHZ-ja do të ketë për detyrë të përcaktojë nëse rivotimi do të kontribuojë në ndryshimin e mandateve parlamentare, pas së cilës do të duhet të sjell vendim përfundimtar.

    Katër kandidatë për deputetë nga tre koalicione zgjedhore shpresojnë për dy mandate parlamentare. Kështu duket “matematika e madhe” e partive politike pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të rivotuar në shtatë vendvotime në dy njësi zgjedhore, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

    Të premten, më 17 maj, kur skadon afati për marrjen e vendimit për ankesat e paraqitura në Gjykatën Administrative, do të bëhet e ditur nëse ka bazë për rivotim në shtatë qendra votimi, gjashtë prej të cilave janë në njësinë zgjedhore 5 dhe një vendvotim në njësinë zgjedhore 6.

    Sipas rregullave zgjedhore, nëse rivotohet në ato vende ku janë regjistruar rreth një mijë zgjedhës, kjo mund të ndikojë në koeficientin e zgjedhjeve.

    Ish-kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski, sqaron se nëse vendimi i KSHZ-së për rivotim vërtetohet në Gjykatën Administrative, do të duhet të bëhet kalkulim sipas modelit të D’Hondit, nëse rivotimi në këto vendvotime do të shkaktojë ndryshim në numrin e mandateve.

    “Nëse vërtetohen vendimet e KSHZ-së, atëherë me siguri do të ketë rivotim, nëse disa pranohen e disa refuzohen, atëherë merret numri i përgjithshëm i votuesve në ato vendvotime, kontrollohet nëse numri i votuesve korrespondon me mandatet e fundit të fituara dhe bëhet një përmbledhje. Pas së cilës KSHZ-ja vendos me forcën e ligjit nëse ka ndikim në numrin e deputetëve, qoftë edhe për një votë, duhet të lejojë rivotim”, sqaron Novakovski.

    Më shumë se katër mijë qytetarë do të kenë të drejtën e votës për herë të dytë në zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhja e tyre mund të ndryshojë shpërndarjen e forcave në Kuvend me dy mandate parlamentare.

    Disa vota mund të vendosin se kush do të marrë një deputet

    Më 8 maj votuan 2584 votues për zgjedhjet parlamentare nga votuesit e regjistruar në shtatë vendvotime të kontestuara.

    Në të pestën për VMRO-DPMNE-në votuan gjithsej 800, ndërsa për koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja 365.

    Në Zhelinë, e cila është pjesë e njësisë së gjashtë zgjedhore, ku janë të regjistruar 992 zgjedhës, në zgjedhjet e 8 majit kanë votuar 479 persona. Më së shumti prej tyre “shkuan” në koalicionin Vlen, gjithsej 332, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja fitoi 134 vota, kurse LSDM-ja vetëm 4. Në Zhelinë kërkohet rivotim për shkak se 110 votues nuk kanë votuar duke kontrolluar shenjat e gishtave të tyre në pajisjen elektronike, por vetëm duke kontrolluar numrin e identifikimit dhe duke skanuar kartën e identitetit.

    Ka shumë kombinatorë që mund të fitojnë ose humbin një deputet sepse ndonjëherë diferenca është vetëm njëqind vota. Novakovski thotë se në aplikimin e formulës për ndarjen e mandateve, në fund vetëm disa vota mund të bëjnë ndryshim.

    “Për shembull, në Zhelinë, ku janë 992 votues të regjistruar në listë, mundësia për të ndryshuar një mandat parlamentar është e madhe”, shpjegon ai.

    Sipas përllogaritjeve të partive, BDI-ja mund të humbasë më së shumti, madje dy deputetë, e LSDM-ja mund të fitojë një plus.

    Në disa variante, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE mund të merrte deri në dy deputetë, por kjo varet nga modeli i D’hondit, i cili mund të “shkurtojë” me një votë plus-minus, sepse diferenca në koeficientin përfundimtar nuk është më shumë se 200 vota.

    Edhe VMRO-DPMNE edhe PLD shpresojnë për një deputet plus

    Koalicioni “Maqedonia juaj”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, shpreson të rrisë 58 mandatet e tyre parlamentare për plus dy në kurriz të BDI-së, e cila fitoi 19 mandate. Në njësinë e pestë zgjedhore presin një deputet më shumë në kurriz të tyre.

    Kjo do të thotë se në vend të kandidatit tashmë të zgjedhur për deputet të BDI-së, Ismail Jahoski, në ulësen e Kuvendit do të mund të ulet Laze Jaqimoski, i cili ishte i njëmbëdhjeti në listën e kandidatëve. Për momentin është e sigurt që dhjetë kandidatët e parë për deputetë do të hyjnë deputet nga njësia e pestë. Për ta fituar Jaqimoskin në Kuvend, VMRO-së do t’i duhet fitore prej së paku 150 votave dallim.

    VLEN mund ta merr deputetin e PDSH-së

    Në njësinë e gjashtë zgjedhore kandidatja për deputete nga koalicioni Vlen, Imrlije Saliu Fetai, mund të ulet në vendin e deputetes Fatmire Isaki nga PDSH, pjesë e koalicionit të Frontit Evropian të BDI-së. Sipas të dhënave në dispozicion të publikut, Saliu Fetai është punësuar në komunën e Gostivarit në nëntor të vitit 2022 si ndihmës shef i departamentit për mbështetje të kryetarit Arben Taravari.

    “Presim që të ketë rivotim në Zhelinë dhe në një vendvotim në Gostivar, për të cilin kemi paraqitur kundërshtim në Gjykatën Administrative. Me rivotim presim që qytetarët të na mbështesin në ato qendra votimi”, thonë nga koalicioni VLEN.

    Por në mandatet e tyre do të lëvizje për një deputet. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ishte bartës i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, nuk do të heqë dorë nga posti i kryetarit të komunës.

    BDI e pakënaqur me vendimin për rivotim

    Kjo do të thotë se nëse realizohen planet e VLEN-it dhe marrin një deputet shtesë në kurriz të Isakut nga PDSH, në Kuvend do të ulet edhe Adnan Aziri, i cili është emëruar drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë, nga shumica e mëparshme qeverisëse në vitin 2020.

    Në anën tjetër, koalicioni VMRO – DPMNE shpreson që vendin e Isakut ta zërë Erdogan Saraç, kryetar i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqve në vend.

    Fronti Europian ka bërë ankim në Gjykatën Administrative për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili ka pranuar kundërshtimet për parregullsi në shtatë qendra votimi, ku mund të bëhet rivotim. Sipas Bujar Osmanit nga BDI, publiku ka qenë dëshmitar i shkeljes brutale të procedurave të KSHZ-së dhe vjedhjes së vullnetit zgjedhor.

    Sipas rezultateve fillestare të zgjedhjeve, VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate parlamentare, BDI-ja 19, ndërsa LSDM-ja 18. Nga koalicioni VLEN hyjnë në përbërjen parlamentare me 13, ndërsa partitë “Levica” dhe ZNAM me nga 6 deputetë.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: është e drejta ime njerëzore si do ta quaj vendin tim

    Lajmi i rradhës

    VLEN e tërheq padinë për rivotim në Banjicë të Poshtme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë