Taravari: Pushteti dëshiron të na nxjerrë keq në prag të zgjedhjeve lokale, nuk i dha asnjë cent Komunës së Gostivarit

    Foto: Emir H.

    Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar për shpërndarjen e mjeteve nga ana e qeverisë për realizimin e projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni, pasi Gostivari nuk mori asnjë cent, përcjell Nistori.

    “Qeveria vazhdon me diskriminim ndaj Komunës së Gostivarit. Nga 9.9 milionë euro mjete për realizimin e projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni, Gostivari nuk mori asnjë cent. Qeveria tha se vazhdon të punoj për zhvillim të barabartë rajonal, megjithatë në terren punon ndryshe. Me 9.9 milionë euro do të financohen ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruim i rrugëve dhe institucione arsimore”, shkruan Taravari në Facebook.

    Ai shton edhe pse Gostivari konkuroi me disa projekte, asnjëri prej tyre nuk u pranua nga Qeveria, sepse pushteti qendror dëshiron që Gostivarin ta nxjerrë keq në prag të zgjedhjeve lokale për gjoja se në komunën e vetme urbane e cila udhëhiqet nga opozita shqiptare, mungojnë investimet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të reja të virusit Covid-19 në 24 orët e fundit

    Lajmi i rradhës

    Sprova e pushtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë