Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 15-të të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e 12-të e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    Gashi: Beteja më patriotike është ndalimi i migrimit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve ditë më parë e vazhdoi në Kumanovë, ku u mirëprit nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.

    Në fjalën e tij para banorëve të Kumanovës, Gashi kërkoi mbështetje për koalicionin, duke theksuar se 17 tetori është dita e ndryshimit të rrethanave politike në vend.

    “Në katër vitet e ardhme koalicioni ynë në këshillin e Kumanovës do të duhet të bëjë një betejë të pakompromistë për ta përmirësuar migrimin dhe arsimin. Migrimin mund ta ndalim duke e përmirësuar gjendjen ekonomike në vend. Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është që ta ndalim migrimin. Pas 17 tetorit do të fillon ndryshimi i madh i skenës politike në vend”, ka deklaruar Gashi.

    Ai më tej shtoi se nëse më 17 tetor koalicioni e fiton shumicën e komunave, kjo qeveri nuk mund të qëndrojë në këmbë. 

    “Më mirë për Tetovën”: T’i ndalim ndërtimet e pakontrolluara, hapësirat e vjedhura t’ua kthejmë qytetarëve

    Nisma “Më mirë për Tetovën” në një paraqitje publike deklarojnë se shumë lagje në qytetin e Tetovës mjedisi dhe hapësira janë në gjendje të mjerueshme dhe se tetovarët nuk e meritojnë një qytet ku nuk ka gjelbërim, vende për aktivitete rekreimi.

    “Në Tetovë, në shumë lagje tona, hapësirat publike janë lënë pas dore, pa gjelbrim, pa parqe e kënde të lojrave për fëmijë dhe as vende për aktivitete sportive. Këto hapësira neve na janë vjedhur, duhet t’ua kthejmë prap qytetarëve. T’i ndalim ndërtimet e pakontrolkuara në mëhallat tona. Katrahura urbanistike po shpërndahet si metastazë çdo ditë e më shumë. Tetovarët meritojnë të kenë jetë të dinjitetshme”, thonë nga nisma.

    Nisma këto zgjedhje lokale garon vetëm me listën e këshilltarëve nën numrin votues 93. Bartës liste është Hamdi Sulemani.

    Teuta Arifi i lë punëtorët pa rroga për më shumë se dy muaj!

    Partia Demokratike Shqiptare sot para komunës së Tetovës ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe ka akuzuar kryetaren Teuta Arifi se i ka lënë pa rroga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale – Tetovë për më shumë se dy muaj.

    “Tashmë dihet se gjatë muajve të fundit ka pasur shumë punësime me kontratë në atë ndërmarrje. Siç e dijmë, gjendja financiare e kësaj ndërmarrje është katastrofale. Nisur nga kjo, pyesim përse duhen gjithë këto punësime të reja.

    Siç duket BDI-në dhe Teuta Arifi e ka kapluar paniku duke u munduar të sjellë punësime të reja dhe duke u munduar t’i mashtrojë njerëzit me vende të reja pune. Por ajo që nuk dihet është se këto punëtorë të rinj nuk kanë marrë paga gati se 2 muaj e më tepër”,deklaron Pajtim Thaçi.

    Më tej nga PDSH shtojnë se dokumentët që i përvetësojnë ata tregojnë qartë se Arifi shpërndan para në formë të honorareve njerëzve që janë të afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe të punësuarve në Komunën e Tetovës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël

    Lajmi i rradhës

    Demush Shasha kërkon realizëm | Vetë rajoni nuk është gati për anëtarësimin në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë