Teuta Arifi i lë punëtorët pa rroga për më shumë se dy muaj!

    Partia Demokratike Shqiptare sot para komunës së Tetovës ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe ka akuzuar kryetaren Teuta Arifi se i ka lënë pa rroga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale – Tetovë për më shumë se dy muaj, njofton Nistori.

    “Tashmë dihet se gjatë muajve të fundit ka pasur shumë punësime me kontratë në atë ndërmarrje. Siç e dijmë, gjendja financiare e kësaj ndërmarrje është katastrofale. Nisur nga kjo, pyesim përse duhen gjithë këto punësime të reja.

    Siç duket BDI-në dhe Teuta Arifi e ka kapluar paniku duke u munduar të sjellë punësime të reja dhe duke u munduar t’i mashtrojë njerëzit me vende të reja pune. Por ajo që nuk dihet është se këto punëtorë të rinj nuk kanë marrë paga gati se 2 muaj e më tepër”, deklaron Pajtim Thaçi.

    Më tej nga PDSH shtojnë se dokumentët që i përvetësojnë ata tregojnë qartë se Arifi shpërndan para në formë të honorareve njerëzve që janë të afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe të punësuarve në Komunën e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhymertllëku i xhà Edit, kriza energjetike dhe kusia me korrent

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën”: T’i ndalim ndërtimet e pakontrolluara, hapësirat e vjedhura t’ua kthejmë qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë