Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e tretë të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e tretë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    Teuta Arifi: Agjenda e gjelbër nënkupton cilësi më të mirë të jetës për qytetarët e Tetovës

    Dje para mediumeve, keshilltarëve dhe aktivistëve të BDI-së Teuta Arifi prezantoi agjendën e gjelbërt për një Tetovë të gjelbërt dhe një jetë më të mirë. Përndryshe sot është dita e tretë e fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

    Arifi theks të veçant vendosi në transportin publik ku konsideron se nëpërmjet transportit publik qytetartët do të mund të kursejnë harxhimet e tyre ekonomike poashtu dhe nëpërmjet kësaj ne do mund të ruajmë dhe ambientin nga djegiet e derivateve të naftës gjegjësisht nga veturat.

    “Nga takimet që kemi bërë me qytetarët kemui arritur të kuptojmë se poashtu interesimi dhe kërkesa është që vijat e transportit publik të zgjerohen në hapësira sa më të mëdhaja dhe ne kryesisht analiza jonë është që tendenca do të jetë e gjithë zona e komunës të jetë e mbuluar me transportin publik, ku kemi pikat filletare nga Reçica e Madhe deri në fund të fshatit Xhepçisht” deklaroi Teuta Arifi.

    Arifi poshtu tregoi për projektet që janë realizuar dhe do të realizohen në të ardhmen në vendet malore komunës së Tetovës, projekte kundër vërshimeve. Ndërlidhje e zonës urbane me atë rurale të bëhet me transport publik që qytetarët të kryejnë shërbimet dhe nevojat e tyre nëpërmjet transportit publik.

    Izairi: Do t’i vazhdojmë projektet në komunën e Zhelinës aty ku mbetëm

    Fatmir Izairi sonte hap shtabin në Zhelinë ku pjesëmarës ishin anëtarë të tjerë të BDI-së, deputet, këshilltarë, aktivist dhe qytetarë nga komuna e Zhelinës.

    Me falenderim për të gjithë pjesëmarësit në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, ai vendosi poashtu ti përgjigjet pyetjes që i është parashtruar shumë këto ditë nga mediat se, çfar e shtyu të rikandidoj për kryetar komune?

    “Kjo punë nuk është se e vendosa menjëherë, vitin e fundit sikur u akomodova në punën time dhe pash se Florens dhe kompania tjeter Faço kishin nevoj që unë të jem aty, por meqithatë përfaqësues të bashkive lokale, grupe të qytetarëve, miq, shokë, kudo që më takoni të lutemi duhet që ta vazhdosh, mos na len kështu, bile edhe nga ata që kan votuar kundër beso se jemi penduar pse e kemi bë këtë”, deklaroi Fatmir Izairi kandidat për komunën e Zhelinës.

    Izairi gjithashtu vuri theksin se deri më tani në disa fshatra nuk janë ndërtuar rrugë por rrugica gjë të cilën komuna e Zhelinës para katër viteve kishte begatonizuar fshatrat, ujësjellsin, kishte hapur puse dhe kishte sjell rezervuare. Tani që rikandidon ai shprehu se punët që ngelën në gjysë do të vazhdohen nga komuna e Zhelinës.

    Blerim Sejdiu: Të fitojmë që në raundin e parë

    Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, Blerim Sejdiu kandidat për komunën e Zhelinës, para këshilltarëve, mediave, aktivistëve dhe qytetarëve të komunës së Zhelinës, falenderoi të pranishmit që janë prezent në hapjen e shtabit lokal në Komunën e Zhelinës duke u uruar sukses në këto zgjedhje lokale.

    “Në fillim na irononin thonin kanë dalë do, leni bre se janë do të rinjë dhe kur e panë seriozitetin dhe këmbëngulsin tonë dhe të juajën që nuk jeni tërheq asnjëher, asnjë hap mbrapa përfundimisht i bëri ata ta kuptojnë se kush jeni ju dhe kush është populli. I kemi shpallë luftë pronës private, prona publike është në luftë me pronën private në këto zgjedhje, ne jemi për ta ndërtuar pronën publike e jo private” deklaroi kandidati për komunën e Zhelinës Blerim Sejdiu.

    Sejdiu mes tjerash theksoi se komuna e Zhelinës është duke ecur drejtë qytetërimit dhe një komune urbane. Blerim Sejdiu shprehu një dëshirë para banorëve ku luti që atë dëshirë të i’a plotësojnë “Dëshira ime e madhe është të mos humbim kohë me dy rounde ma mundësoni roundin e parë të fitojmë se nuk kemi kohë” tha Blerim Sejdiu.

    Zaev: U japim shans të rinjve dhe energjisë së re

    LSDM nuk do të ishte LSDM nëse nuk kryeson në ndryshime. Ne i japim një shans të rinjve, energjisë së re që lulëzon në to, të rinjve, dëshirës dhe në mënyrën e tyre avangarde për t’u inkorporuar në të tashmen dhe të ardhmen. Ishte e vështirë të merrej vendimi për të zgjedhur një kandidat për kryetar të Komunës së Strumicës. Ne vendosëm t’i jepnim një shans Kostadin Kostadinovit, i dhamë përparësi të rinjve. Është më se e sigurt se më 17 tetor do të ndodhë pas LSDM – LSDM, pas Kostas – Kostadini, porositi kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, mbrëmë nga Strumica.

    Procesi i dhënies së një shansi të rinjve, theksoi Zaev, tashmë ka filluar kudo në vend dhe ne kemi caktuar staf të rinj në një numër pozicionesh drejtuese, duke ua besuar kështu atyre përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

    Kur e shoh Kostadin Kostadinovin, tha Zaevi, është sikur e shoh veten dhe besoj në të dhe të 23 kandidatët nga lista e këshillit të LSDM -së dhe koalicionit “Më e mira për komunën time”.

    Taravari thotë se është kërcënuar në shtëpinë e tij | “I thash Spasovskit se ku duhet ta paraqes rastin, në polici apo në Reçicë të Vogël”

    Kandidati për kryetar në komunën e Gostivarit, Arben Taravari sonte në TV Alfa ka foluur për fushatën politike në vend dhe ka kritikuar qeverinë për tragjedinë në Tetovë dhe mos marrjen e përgjegjësisë për 14 viktimat.

    “Erdhën gjërmanët dhe shkuan. A thanë diçka! A do të presim ende një muaj, dy, tre, pesë apo gjashtë. Dhe pas një dite tjetër do të ndodh një skandal tjetër i ri. Çdo muaj keni nga një super skandal të ri. Çështja me pasaportat si mbeti. Sigurisht do të përgjigjen dy apo tre njerëz dhe aq. Kur bëhet fjalë për BDI-në, nuk diskutohet. Ata e kanë patjetër të jenë të mbrojtur. Për ata nuk vlen ligji, për të tjerët vlen”, ka deklaruar Taravari.

    Ai shtoi se BDI tani përhap frikë në Ballkanin Perëndimor. Policia është lëshuar dhe i kërcënon biznesmenët. Sipas tij, lirisht mund t’ju vrasin dhe asgjë askujt.

    “Mua në shtëpi, para dy muajsh më kanë ardhur katër persona-dilerë, njerëz të armatosur, me pistoletë, katër narko-dilerë, narkomanë. Të incizuar me kamerë. I jam paraqitur ministrit të MPB-së dhe i kam thënë nuk është në rregull. Nëse kjo ndodh me një kryetar komune, në dy të natës, çfarë po i ndodh një qytetari të thjeshtë”, i është përgjigjur Taravari.

    Spasovski e ka urdhëruar Taravarin që rastin ta paraqesë në polici, por ai i është kthyer me ironi se ku duhet ta paraqesë, në Reçicë të Vogël. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet gjermane çelin një epokë të re

    Lajmi i rradhës

    Sot është dita e fundit e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë