Sot është dita e fundit e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

    Në pajtim me Ligjin për regjistrim, sot është dita e 26-t[ e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2021. Deri dje në vend janë regjistruar gjithsej 1.760.194 persona, 546.080 amvisëri dhe 789.406 banesa, përderisa mundësinë për vetëregjistrim të personave jashtë vendit deri më tani e shfrytëzuan – 201.247 qytetarë nga diaspora, përcjell Nistori.

    Edhe pse kreu i kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi deklaroi ditë më parë se shtyrja e regjistrimit të popullsisë është në duart e partive politike dhe se kuvendi nuk e ka problem fare që të mblidhet dhe të votojë ndryshimet e nevojshme, megjithatë u shpreh i prerë se për këtë së pari nevojitet një harmonizim i qëndrimeve mes subjekteve politike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e tretë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Amulli për vazhdimin e afatit të regjistrimit, duhet të shtyhet apo jo?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë