Çfarë u bisedua tjetër me SAShK-un?

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se në bisedimet e djeshme me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është arritur marrëveshje për rritje prej 12 për qind të pagës për punonjësit në arsim dhe përkujdesje të fëmijëve, si dhe janë dakorduar kushtet për marrëveshje kolektive.

    Trençevska tha e shpreson që fëmijët sa më shpejtë të kthehen në shkolla dhe çerdhe.

    “Është arritur marrëveshje për 12 për qind rritje të pagave, me pagën e qershorit, pas rishikimit të buxhetit. Është biseduar edhe për K15 që do të paguhet në vitin 2023 dhe që do të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, si dhe për metodologji të re që do të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme, ndërsa më tej do të pasqyrohet në marrëveshjet kolektive të degëzuara, që do të thotë rritje e vazhdueshme e pagave në arsim dhe në mbrojtjen e fëmijëve”, tha Trençevska.

    Lajmi Paraprak

    Kur finalizohet shitja e Milanit?

    Lajmi i rradhës

    Rrezikohet siguria e ambasadores britanike në Shkup, kërkohet paraburgim për personin që kërcënoi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë