Kur finalizohet shitja e Milanit?

    Sipas raportimeve të fundit në Itali, Investcorp mund të nënshkruajë kontratën për marrjen e Milanit prej 1.1 miliard eurosh deri të premten më 29 prill.

    Kompanitë janë tashmë në negociata të avancuara dhe në një periudhë dyjavore do të finalizohet i gjithë procesi.

    Tani Il Sole 24 Ore, ekuivalenti italian i Financial Times, raporton se Investcorp është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratat në selinë e Milanos deri të premten më 29 prill.

    Disa nga pengesat fillestare tashmë janë realizuar para afatit dhe po ecin me shpejtësi drejt përfundimit.

    Investcorp është një fond sovran investimesh me bazë në Bahrein, duke përfshirë figura që janë gjithashtu të përfshirë në pronësinë e Manchester City.

    Pronarët aktualë të Milanit janë Elliott Management, një fond investimi në SHBA, i cili në thelb riposedoi klubin në vitin 2018 kur Yonghong Li nuk arriti të vazhdonte shlyerjet për një hua që kishte përdorur për të blerë gjigantët e Serisë A nga Silvio Berlusconi.

    Lajmi Paraprak

    “Së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj fillimi i bisedimeve me RMV-në”

    Lajmi i rradhës

    Çfarë u bisedua tjetër me SAShK-un?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë