Çfarë u tha në BarCamp Tetovë nga bartësit e listave në komunën e Tetovës (Video)

    Në edicionin e gjashtë të BarChamp – Tetovë u mbajt debati publik me bartësit e listave të partive politike që garojnë në zgjedhjet komunale 2021 në RMV. Bartës liste nga radhët e BDI-së ishte i pranishëm Blerim Osmani, Hamdi Sulemani – nisma “Më mirë për Tetovën, Besar Durmishi – Lëvizja Besa dhe Muzafer Etemi nga koalicioni ASH-AAA. Të gjithë bartësit janë kandidatë për këshilltar në komunën e Tetovës, njofton Nistori.

    Ajo çka i karakterizoi të gjithë bartësit e listave gjatë prezantimit të programeve politike ishin përsëri ujësjellësi, kanalizimet dhe infrastruktura. Ata poashtu folën për projektet e tyre kapitale si gazifikimi dhe investimet në Malin Sharr. Tetovarët patën mundësinë t’ju parashtrojnë pyetje nga më të ndryshmet bartësve të listave dhe pyetjet apo kritikat më të theksuara ishin pikërisht për ujin, kanalizmet dhe rrugët.

    Në lidhje me pyetjen se a do ta shfuqizojnë PDU-në (Plan të Detajuar Urbanistik) për KIP Jelak me vlerë prej 200 milionë euro nga biznesmeni serb, Daka Davidoviq.

    Bartësit e listave u pajtuan që do ta rikthejnë si debat, por nuk mund ta shfuqizojnë të tërë si vendim, sepse ka kaluar të gjitha institucionet shtetërore, si Ministria e Transportit, Ministria e Ambientit, me plan gjeodet dhe në fund e ka dhënë verdiktin këshilli komunal në Tetovë, ku disa këshilltarë atë kohë e kundërshtuan.

    “Ka mund të ndalet, mund të inicohet në qoftë se duan 2/3 e këshilltarëve…Në qoftë se bëhen bashkërisht 23 këshilltarë, le të jetë plan urbanistik, por jo me atë formë të cilën e kanë paraparë ata, siç ndërtesat të jenë në rrugë, njëra ngjitës tjetrës. Duhet të ketë 1/3 gjelbërim, duhet të ketë parking, bodrum për secilën banesë të cilën duhet të ndërtohet. 2/3 e këshilltarëve në qoftë se marrin iniciativë, mund ta ndryshojnë edhe atë, mund të ndryshojnë edhe shumë çka. Mund të ndryshojnë edhe emrat e shkollave”, deklaroi Durmishi i Lëvizjes Besa.

    Bartësi i listës nga ASH-AAA tha se PDU qenka votuar edhe nga këshilltarët e partisë që përfaqëson ai dhe se në të ardhmen, sipas tij, do të punojë me të gjitha forcat që mos të figurojë Daka Davidoviq në Tetovë.

    Përndryshe debati u zhvillua në një frymë demokracie, ku të gjithë të pranishmit treguan një kulturë debati dhe respektuan folësit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndalohen 19 udhëtarë me teste PCR të falsifikuara

    Lajmi i rradhës

    Noev: Nuk ka fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, përderisa RMV nuk garanton të drejtat e bullgarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë