Noev: Nuk ka fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, përderisa RMV nuk garanton të drejtat e bullgarëve

    Ish-ministri i Mbrojtjes në Bullgari, Bojko Noev etha se çelësi për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut është ndalimi i debullgarizimit dhe respektimi i të drejtave bullgare në Maqedoni.

    Ai theksoi se në Samitin BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt para një jave në Slloveni, Bullgaria dhe presidenti Rumen Radev në qartë kanë shpjeguar problemin para partenrëve evropianë dhe pse momentalisht nuk mund të nisen bisedimet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut.

    “Arsyeja është mosrespektimi i të drejtave universale të njeriut dhe diskriminimi sistematik. Përderisa nuk ndalohet diskriminimi i bullgarëve në Maqedoni, derisa nuk kanë mundësi të njëjta të marrin pjesë në jetën politike, sociale, kultutore dhe ekonomike dhe derisa nuk mund t’i këndojnë këngët e tyre dhe të lexojnë gjuhën e tyre, me respektim të përmendorëve bullgare, deri atëherë çështja e fillimit të bisedimeve nuk mund të zgjidhet. Debullgarizimi i plotë duhet të ndalojë”, tha Noev.

    Ai theksoi se të gjitha qeveritë bullgare kanë vepruar në mënyrë naive në këto çështje.

    “Menduam se me ndihmën gjatë kohës së embargos, gjatë krizës në Kosovë, ku u ndihmuam ta ruajnë integritetin e vendit, kur shqiptarët kërkuan me armë të drejtat e tyre, çështjet do të zgjidhen. Jo vetëm që nuk u zgjodhën, por problemet u përthelluan”, tha Noev.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë u tha në BarCamp Tetovë nga bartësit e listave në komunën e Tetovës (Video)

    Lajmi i rradhës

    Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021: Kosova në një pozitë me Libinë e Banglladeshin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë