Çfarë vendime solli sot qeveria e RMV-së?

    Fotografia: Nistori

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 108-të njoftoi për rritjen e grantit prej 8 258 792 dollarë në 56 610 000 dollarë që e ndan SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut përmes USAID-it. Mjetet e parapara nga USAID, do të ndahen brenda 4-5 vjetëve të ardhshme.

    Ndryshimet ligjore në lidhje me institucionet u miratuan nga Qeveria në përputhje me Planin për luftën kundër korrupsionit.

    Në këtë seancë filluan procedurat për WI-Fi shtetërore falas nëpër të gjitha hapësirat publike. Ky projekt do të realizohet nga Ndërmarrja Publike Radiodifuzioni Nacional – Shkup, që do të përqendrohet në hapësirat që janë në interes të turistëve deri në fund të këtij viti. Lista e përpiluar për vendet ku do të ketë Wi-Fi falas, do të miratohet nga Qeveria.

    Strategjia për zhvillimin e sistemit për informatikë, teknologji dhe kompjuter në Doganat e Maqedonisë për periudhën 2021-2025 u miratua në këtë seancë, që do të jetë në drejtim të realizimit të planit të BE-së për realizimin e e-Doganave.

    Lajmi Paraprak

    Kush është Olaf Scholz, fituesi i shumicës në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Zbulohet se kush është fitues i “Topit të Artë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë