Kush është Olaf Scholz, fituesi i shumicës në Gjermani

    Për momentin, hipoteza më e mundshme – Scholz krijon një aleancë së bashku me të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së. Këto parti morën respektivisht 14.8 dhe 11.5 për qind të votave. Duket tejet e pamundur që Koalicioni Grosse (Koalicioni i të Mëdhenjve) midis SPD-së dhe CDU-së, i cili ka qeverisur Gjermaninë për 12 nga 16 vitet e fundit, të formohet përsëri, pasi të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të formojnë një qeveri koalicioni.

    Partia Social Demokratike Gjermane (SPD) fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani të dielën e 26 shtatorit. Fitorja, me 25.7 për qind të votave, i atribuohej kryesisht popullaritetit të kandidatit të SPD-së për kancelar, Olaf Scholz. Në ditët në vijim, palët do të fillojnë negociatat për të formuar një shumicë qeveritare dhe Scholz ka shansin që të pasojë Angela Merkel në kancelari. Scholz është 63 vjeç dhe ka qenë pjesë e SPD-së që nga viti 1975. Ai ishte kryebashkiak i Hamburg-ut nga viti 2011 deri në vitin 2018 dhe, që nga ajo kohë, ka qenë ministër i Financave dhe zëvendës Kancelar i qeverisë së katërt të Angela Merkel. Më herët, Scholz mbajti postin e ministrit të Punës midis vitit 2007 dhe 2009, gjatë qeverisë së parë të Merkel-it. Ai u lind më 14 qershor të vitit 1958 në Osnabrück, Saksoninë e Poshtme dhe, pasi u diplomua për drejtësi në Universitetin e Hamburgut, punoi si avokat.

    KARRIERA POLITIKE

    Karriera e tij politike kombëtare filloi në vitin 1998, kur ai u zgjodh në Parlament si deputet i rrethit të Altonas në Hamburg. Post, të cilin e mbajti deri në vitin 2001, kur dha dorëheqjen për t’u bërë Ministër i Brendshëm në qeverinë e shtetit të Hamburgut. Përvoja e qeverisë zgjati vetëm pesë muaj dhe në tetor të vitit 2001, pas humbjes së SPD-së në zgjedhjet e qytetit, ai kandidoi përsëri në zgjedhjet e vitit 2002, duke u zgjedhur në Parlament. Në vitin 2013, ndërsa ishte kryetar bashkie, ai ishte ndër eksponentët kryesorë të SPD-së për të udhëhequr bisedimet për formimin e një qeverie koalicioni me CDU/CSU, pas zgjedhjeve të atij viti. Asokohe, Schulz u përfol si ministri i ri i mundshëm i Financave, duke zëvendësuar kështu Wolfgang Schäuble.

    Sidoqoftë, përpjekjet e Scholz për të formuar një qeveri koalicioni ishin të suksesshme dhe e njëjta gjë u përsërit në vitin 2017, pas një zgjedhjeje tjetër pa shumicë absolute në parlament. Në fund të mandatit të tij si kryetar bashkie, Scholz u zgjodh si ministër i ri i Financave. Gjatë viteve të tij si ministër, popullariteti i tij u rrit ndjeshëm në nivel kombëtar. Në gusht të vitit 2020 Scholz u përzgjodh si kandidat për kancelar, falë menaxhimeve të urgjencës për shkak të koronavirusit. Scholz kishte shpërndarë subvencione të mëdha shtetërore për të mbështetur ekonominë e vendit dhe u konsiderua ndër autorët kryesorë të Fondit të Rimëkëmbjes të miratuar nga Këshilli Evropian.

    SCHOLZOMAT

    Scholz është i njohur për pragmatizmin e tij – aq sa në të kaluarën ai mori nofkën “Scholzomat” – nga kombinimi i mbiemrit të tij dhe fjalës gjermane Automat (makinë në gjermanisht). Në fushatë elektorale ai arriti të mos humbiste elektoratin tradicional të qendrës së majtë të SPD-së, dhe në të njëjtën kohë të bindte votuesit gjermanë se një qeveri e qendrës së majtë nuk mund të ishte shumë e ndryshme nga ajo e Merkel. Por Scholz gjithashtu këmbënguli shumë në politikat tradicionale progresive shoqërore siç është rritja e pagës minimale nga 9.60 € në 12 € dhe rritja e taksave mbi të ardhurat më të larta. Ai ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të bëjë aleancë me CDU-në dhe se do të kërkojë aleatë nga e majta. Falë viteve të qeverisjes me Merkel-in, ai ka arritur të bindë votuesit se është politikani më i mirë dhe i aftë që të vijojë më krijimin e një qeverie të re.

    Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil shpalli fitoren dhe tha se Scholz do të jetë kancelari i ri gjerman. Për momentin, hipoteza më e mundshme – Scholz krijon një aleancë së bashku me të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së. Këto parti morën respektivisht 14.8 dhe 11.5 për qind të votave. Duket tejet e pamundur që Koalicioni Grosse (Koalicioni i të Mëdhenjve) midis SPD-së dhe CDU-së, i cili ka qeverisur Gjermaninë për 12 nga 16 vitet e fundit, të formohet përsëri, pasi të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të formojnë një qeveri koalicioni.

    Lajmi Paraprak

    Von der Lajen: RMV ka arritur avancim të jashtëzakonshëm, tani BE-ja e ka fjalën

    Lajmi i rradhës

    Çfarë vendime solli sot qeveria e RMV-së?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë