Cili është vendi që paguan më shumë taksa në BE?

    Gjatë vitit 2020 të ardhurat nga taksat dhe kontributet sociale në Bashkimin Evropian ranë me 215 miliardë euro krahasuar me një vit më parë. Ky është viti i parë ku kjo kategori të ardhurash ka pasuar rënie, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. E gjitha kjo lidhet me pandeminë e Covid-19. Në total, taksat dhe kontributet sociale përbënin mesatarisht 41.3% të Prodhimit të Brendshme Bruto në BE.

    Vendi me nivelin më të lartë për 2020 ishte Danimarka me 47.5%, e ndjekur më pas nga Franca (47.5%) dhe Belgjika (46.2%). Kurse niveli më i ulët për taksat dhe kontributin social në raport me GPD është regjistruar në Irlandë (20.8%) dhe Rumania (27.2%). Në 2020, të ardhurat nga taksat përbënin 89.3% të të ardhurave në total për qeveritë e BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Rritja e shpenzimeve kapitale “dëmton” sektorin privat

    Lajmi i rradhës

    KRESHTA TË VOGLA FILLIMBOTE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë