Çitaku: Me Rusinë e përjashtuar rruga jonë duhet të jetë e qartë

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka komentuar rreth aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim.

    Ajo tha se me përjashtimin e Rusisë nga kjo organizatë, i është hapur rruga Kosovës për anëtarësim.

    “E konfirmuar. Kosova ka filluar procesin e aplikimit”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

    Ajo po ashtu ka shkruar se: “Kosova i plotëson të gjitha kriteret dhe tani me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

    Lajmi Paraprak

    Cilat fruta kanë më shumë kalori?

    Lajmi i rradhës

    Masakra e Srebrenicës, Berisha: Kërkojmë të dënohet gjenocidi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë