Masakra e Srebrenicës, Berisha: Kërkojmë të dënohet gjenocidi

    Deputeti Sali Berisha u shpreh se nisma e grupit të PD për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara.

    Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit shprehu solidaritet me viktima boshnjake, teksa e cilësi Aleksandër Vuçiçin si një Putin të vogël.

    Berisha: Kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm, në jetën e këtij parlamentit dhe po kaq me rëndësi për kombin shqiptar. Nisma e deputetëve të Grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është nismë që synon nderimin e  8 mijë viktimave të Srebrenicës, në tërësi burra dhe djem të besimi myslimanë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore të regjistruar në Europë,. Ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakë, ka synim të dënojë një akt të pashembullt. Udhëheqësit  aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denoncim. Vuçiç tha për çdo serb të vriten 100 boshnjakë”, tha Berisha, duke shtuar: “Shqipëria ndihmoi gjatë luftës në Bosnjë në të gjitha mënyrat, ka marrëdhënie miqësore me Bosnjen, ndaj ju ftoj zotëri të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi , për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj që ta bazojë tek paqja bashkëpunimin me fqinjët e tij. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Çitaku: Me Rusinë e përjashtuar rruga jonë duhet të jetë e qartë

    Lajmi i rradhës

    Si të eliminoni gurët në veshka me metoda natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë