CIVIL thotë se procesi zgjedhor ka filluar në mënyrë të qetë

    Fillim i qetë i votimit në vendvotime, nga njëra anë dhe shkelje e heshtjesh parazgjedhore, gjuhë të urrejtjes dhe fushatë të zezë në rrjetet sociale, nga ana tjetër, e shënoi fillimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021, deklaroi kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla.

    “Një vëzhgues i CIVIL në një komunë në pjesën lindore të vendit sot në mëngjes ishte ndjekur dhe fotografuar disa herë. Rasti është denoncuar në polici”, njoftoi Deralla, i cili tha se ai është rast i izoluar i presionit ndaj vëzhguesve të CIVIL.

    “Në këtë moment kemi pak raporte për pengimin e punës së vëzhguesve të CIVIL për dallim nga rrethi i parë i zgjedhjeve”, shtoi Deralla.

    Ai njoftoi se në Kumanovë, Vendvotimi 1070, ishte regjistruar numri amë i vëzhguesit të CIVIL në ditarin e KZ.

    “Përveç këtij rasti, në Kumanovë në SHF ’11 Tetori’, Vendvotimi 1026/1, anëtari i KZ V.T. derisa votuesi ishte në aparatin për leximin e gjurmëve të gishtit, e lartpërmendura kishte nxjerrë telefonin që ta fotografojë votuesin. Pas kësaj, i ka thënë: “e di se duhet ta rrethosh numrin konkret”. Shkelje e të drejtës së fshehtësitë të votimit vërehet në vendvotimin e njëjtë, në Vendvotimin 1001, paravanët e votimit janë vendosur në atë mënyrë që nga dritarja mund të shihet kush rrethon pas paravanit”, njoftoi Deralla.

    Ekipet monitoruese të CIVIL, siç tha, përsëri shënojnë probleme me aparatet e leximit të gishtave.

    “Një nga vëzhguesit afatgjat të CIVIL bëri statistikë të një vendvotimi në Kisella Vodë. Nga 70 votues në Vendvotimin 2668, SHFK ‘Partenie Zografski”, Kisella Vodë, vetëm 19 nuk kanë pasur problem me identifikimin në aparatet për leximin e gjurmëve të gishtit. Në Radovish, Vendvotimi 1582, aparat nuk mund të lexojë gjurmët e gishtit, me përvojë nga votimet e mëparshme, ishte fikur ndriçimin në hapësirën ashtu që kishte mbetur vetëm ndriçimi i jashtëm. Pastaj, nuk ka pasur asnjë problem me aparatin, të gjithë votuesve iu është lexuar gishti”, njoftoi Deralla.

    Ai njoftoi se rreth orës 1 pas mesnate, ekipet monitoruese të CIVIL kanë konfirmuar shkelje të heshtjes parazgjedhore në disa vende përgjatë lagjes së Shkupit në Kapishtec.

    Lajmi Paraprak

    Mbi 10 mijë mërgimtarë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    MPB: Në Kërçovë kemi regjistruar parregullsi në një vendvotim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë