MPB: Në Kërçovë kemi regjistruar parregullsi në një vendvotim

    Që nga fillimi i votimit, Ministria e Brendshme ka regjistruar dy raste parregullsie. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski thotë se votimi është i qetë, pa cenim të rendit dhe qetësisë publike.

    “Në Kërçovë kemi fletëvotim të fotografuar, ndërsa në rastin e dytë edhe në Kërçovë kemi fletëvotim të grisur”, thotë Angelovski.

    Ndërsa në vendvotimet tjera, procesi i votimit është duke rrjedhur pa probleme.

    Të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë.

    Ndërkohë është raportuar se disa qytetarë nuk arrijnë ta gjejnë veten në listën zgjedhore, megjithatë siç kanë njoftuar anëtarët e komisioneve zgjedhore, të njëjtit janë dërguar në vendvotime të tjera./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    CIVIL thotë se procesi zgjedhor ka filluar në mënyrë të qetë

    Lajmi i rradhës

    Van de Beek gati për tu larguar nga United

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë