CIVIL: Thuajse të gjithë kandidatët keqpërdorin fëmijët në fushatat e tyre, kjo duhet të ndalohet menjëherë

    Ekipi monitorues i CIVIL-it ka konstatuar disa raste të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve gjatë fushatës zgjedhore, thuajse nga të gjithë kandidatët në garën për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Abuzimi politik i fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve:

    “Abuzimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik apo fetar është i ndaluar”.

    “CIVIL u kujton partive politike, prindërve, mediave dhe institucioneve se çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtën për një jetë dinjitoze dhe të gëzojë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ata kanë të drejtën e një fëmijërie të lirë nga ngjarjet e përditshme politike”.

    “Vendi i fëmijëve është jashtë politikës! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në abuzimin e tyre politik. Shteti dhe institucionet kanë detyrimin t’u sigurojnë fëmijëve zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti!”

    “CIVIL në vazhdimësi alarmon opinionin, institucionet, partitë politike dhe mediat për abuzimin e fëmijëve për qëllime politike dhe kërkon nga institucionet që të sanksionojnë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë”, thonë nga CIVIL.

    CIVIL kërkon nga institucionet që të marrin sanksione vendimtare ndaj kujtdo që përpiqet të vendosë fëmijët dhe të miturit në listën e tyre të aktiviteteve./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi takohet me artistë: askush nuk mund ta bëjë ndryshimin më mirë se ju

    Lajmi i rradhës

    Osmani për hoxhën që ia puthi dorën: shprehu respekt ndaj duarve të një kirurgu, jo ndaj një politikani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë