Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme

    Një zjarr i madh brenda një lokali shkaktoi vdekjen e rreth 40 personave dhe mbi të lënduarve në Le Constellation në Crans‑Montana të Zvicrës.

    Fishekzjarre në shishet e shampanjës, të vendosur shumë pranë tavanit, duket se shkaktuan zjarrin, sipas një zyrtari.

    Prokurorja e Përgjithshme e Valais, Beatrice Pilloud, thotë se shërbimi i prokurorisë “nuk po kursen asnjë përpjekje për të përcaktuar rrethanat e këtij ngjarjeje tragjike”, raporton skynews.

    “Duket se zjarri filloi nga fishekzjarret e llojit ‘luan’, të njohur gjithashtu si flakëza, të cilët ishin vendosur mbi shishet e shampanjës”, thotë ajo.

    “Këto flakëza u afruan shumë pranë tavanit. Kjo çoi në atë që njihet si një incident ‘flashover’, ku zjarri përhapej shumë shpejt”, deklaroi zyrtarja zvicerane.

    Pamje të ngjarjes janë siguruar dhe disa persona janë intervistuar tashmë, shtoi ajo.

    Personat që janë intervistuar përfshijnë dy menaxherët francezë të barit.

    “Ne do të mund të hetojmë nëse ndonjë individ ka përgjegjësi penale për këtë incident. dhe nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë dhe nëse këta njerëz janë gjallë, të gjitha hetimet do të hapen për zjarr të shkaktuar nga pakujdesia, vrasje nga pakujdesia dhe lëndime nga pakujdesia”, pohoi Pilloud. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Në Norvegji gati të gjithë veturat e reja janë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Një 24-vjeçare po përgatitet të bëhet njeriu i parë në Mars, mund të mos kthehet kurrë në Tokë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë