ÇKA KA MË TË FRIKSHME SE PLAGJIATURA?

    Sot për Halloween, na aktivistët e ORCA-s vendosëm të dalim e të shpërndajmë maska me fytyrat e frikshme të atyre që janë përreth plagjiaturës të përbashkuar. Nuk ka gjë më të frikshme se shkatërrimi i arsimit të një vendi që shumicën dërrmuese të popullsisë e ka më të re se mosha 35 vjeçare.

    Nuk ka gjë më të frikshme se kur plagjiatorët guxojnë të jenë në pozita udhëheqëse edhe pasi janë vërtetuar dyshimet për plagjiaturat e tyre. Nuk ka gjë më të frikshme se kur Qeveria nuk merr masa për t’i zhdukë nga jeta publike, por koketon me ta për interesa të ngushta.

    Prandaj, sot, për Halloween ne do të shpërndajmë maska të frikshme me fytyrat e frikshme të arsimit të lartë, të Universitetit të Prishtinës, le ta dijnë të gjithë sa e frikshme është situata në të cilën ndodhemi si shoqëri e në të cilën ndodhet universiteti më i rëndësishëm i vendit tonë.

    Plagjiatura nuk kalon!

    Lajmi Paraprak

    Sejdiu: Nuk do të lejojmë që qeveria të sjell vendime hakmarrëse ndaj qytetarëve tanë!

    Lajmi i rradhës

    Si vend, jemi të paaftë në luftën e trafikimit të qenieve njerëzore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë