Sejdiu: Nuk do të lejojmë që qeveria të sjell vendime hakmarrëse ndaj qytetarëve tanë!

    Lëvizja Besa, sot është shprehur kundër vendimit të Qeverisë në lidhje me atë se, komunave u ndalohet të themelojnë Ndërmarrje Publike për ndriçimin publik. Sipas Besës, ky vendim rrezikon që komunat dhe qytetarët të ngelin në errësirë, njofton Nistori.

    Duke pasur parasysh faktin që taksa për ndriçim publik që e paguajnë qytetarët është fikse, është e pamundur që komuat të mbulojnë harxhimet e energjisë elektrike nëse ata i detyron që rrymën ta sigurojnë në tregun e lirë ku çmimet janë shumëfishuar. Është tendecioz qëndrimi i qeverisë se komunat do ta keqpërdorin themelimin e ndërrmarjeve publike, sepse shumë mirë dihet se pushteti qendror jo vetëm që ka dështuar me masat e ndërmarra në drejtim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike, po me këtë vendim tenton që edhe komunave t’ua pamundësoj që të ju shërbejnë qytetarëve. Duam të rikujtojmë qeverinë e Maqedonisë së Veriut se Komuna e udhëhequra nga Lëvizja Besa janë ndër të paktat komuna të cilat nuk kanë keqpërdorur energjinë elektrike, përkundrazi kemi marr masat e nevojshme për kursimin e saj. Gjithashtu duam të informojmë opinionin se Lëvizja Besa do të informojë të gjithë institucionet relevante dhe përfaqësitë diplomatike për këtë vendim arbitrar dhe politik të Qeverisë së RMV-së. Është absurd dhe në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale vendimi që komunat të mos kenë të drejtë të themelojnë ndërmarrje publike kurse oligarkët e pushtetit pothuajse kontrollojnë gjysmën e tregut të energjisë, andaj kërkojmë nga qeveria që ta shfuqizojë këtë vendim.” – deklaroi Sejdiu para medias.

    Qytetarët, sipas Besës, nuk do të mbeten pa energji elektrike dhe nuk do të lejohet që qeveria të sjell vendime hakmarrëse ndaj qytetarëve tanë! /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sëmundjet kur trupit i mungon proteina

    Lajmi i rradhës

    ÇKA KA MË TË FRIKSHME SE PLAGJIATURA?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë