Çka me funksionimin e transportit publik në Tetovë? Njëherë fillon dhe më pas ndërpritet!

    Gazetar | Emir Hamzi

    Gati dy herë që nga funksionimi, transporti publik në Tetovë është ndërpritur, arsyet për të cilin nuk dihen edhe nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Por gjatë ditës së djeshme, përsëri autobusët kanë qarkulluar me udhëtarë në qytet dhe kjo shkakton huti tek popullata, sepse njëherë fillon e më pas ndërpritet. Aktualisht ka vepruar vetëm autobusi në linjën numër një, por më pas është ndërprerë, shkruan Nistori.

    “Unë udhëtoj rregullisht nga Mema deri në qendër të qytetit, por disa herë nuk vjen autobusi dhe më pas e kuptoj se nuk funksionon transporti i autobusave”, shprehet Nazmi Selami-punëtor.

    “Detyrohem ndonjëherë të marrë taksi nga fakulteti e deri në qendër, sepse duhet të jem në ligjërata, ndërsa nuk e di kur ndërpritet e kur fillon transporti publik” – shprehet studenti Ajdin Haziri për Nistori.

    Transporti publik vazhdimisht përballet me vështirësi, herë me furnizimin me naftë nga pompa e benzinës e herë me menaxhimin, përkatësisht mungesën e stafit. Këtë e bëri të ditur edhe kryetari Kasami gjatë konferencës së djeshme për media kur publikoi borxhin e komunës. Ai poashtu theksoi se e ka shkakruar drejtorin e ndërmarrjes së transportit publik dhe do të vendoset ushtrues detyre.

    “Unë kam dhënë urdhër që të shkakrohet drejtori. Do të caktohet drejtor tjetër si ushtrues detyre dhe do të pres nga ai raport, se për çfarë bëhet fjalë. Informatat të cilat i kam, edhe kjo ndërmarrje ka funksionuar mos të them jashtë ligjit, por jo në përputhje me ligjin. Ndërmarrja ka funksionuar, ka gjeneruar të ardhura, por nuk ka pasur të punësuar. Një ndërmarrje private nuk mund të funksionojë pa pasur drejtor dhe pa të punësuar. Domethënë, kemi një ndërmarrje publike që funksionon pa i plotësuar kushtet elementare”.

    Transporti publik në Tetovë filloi me punë në mes të muajit gusht, kjo me qëllim për të zgjidhur problemin me kaosin në komunikacion, por këtë gjë nuk e ndjejnë qytetarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lubonja: Projekte pa vizion, nuk bëhen për njerëzit që jetojnë këtu | Janë vetëm për të qarkulluar ca para

    Lajmi i rradhës

    Gjermania e para për marka më të mira në botë

    Lajme tjera

    Integrim pa korrupsion!

    Vlerësimet në raportet e KE-së dhe institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare për rezultatet e reformave sociale në Maqedoni,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë