Lubonja: Projekte pa vizion, nuk bëhen për njerëzit që jetojnë këtu | Janë vetëm për të qarkulluar ca para

    Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar projektet e qeverisë duke filluar nga aeroportet tek rrugët nacionale.

    Në një intervistë për News24, Lubonja u shpreh se këto projekte janë bërë pa një vizion dhe duket sikur janë realizuar për të qarkulluar vetëm disa para.

    Sipas tij, vizioni i Ramës nuk është për njerëzit që jetojnë këtu.

    “Kur u bë rruga e Kombit u pompua si diçka e madhe. Sikur të gjithë ato para të shpenzoheshin për të çuar rrugë në të gjithë veriun do të ishte shumë më efikase për vendin. E njëjta gjë mund të aplikohet për aeroportin e Vlorës, ky është aeroport absurd. Në këtë Shqipërinë tonë të vogël e të varfër, po bëhemi me tre aeroporte. Këto më duken si këto gradaçelat që ngrihen në Tiranë që janë për të qarkulluar ca para, pa një vizion. Për rrugën e Dibrës mund të jem dakord, por para disa ditësh pamë takimin Rama-Kurti dhe aty u fol për një hekurudhë Durrës-Prishtinë. Ne kemi 30 vjet dhe nuk kemi rrugët tona të vogla hekurudhore. Vizioni i Ramës që besoj nuk është vetëm i këtij, është vizioni globalisht liberal.  Nuk ka një vizion për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Lubonja.

    Analisti Lubonja u ndal dhe në çështjen e koronavirusit dhe masave kufizuese. Ai tha se qarkullojnë shumë teori konspiracioni por duhet ruajtur besimi tek shkenca.

    “Teoritë janë të ndryshme. Këta që na kanë gënjyer për shumë gjëra për të ruajtur pushtetin e tyre na krijojnë terrorin e vaksinës. Është për tu marrë në konsideratë abuzimi që mund të vijë me këto metoda. Nëse flasim për vende si Gjemani, Austria apo Italia është pak e vështirë të besosh se kjo gjë po bëhet për të na sunduar sepse ka shumë teori konspiracioni. Në rastin konkret janë shkencëtarët që duhen besuar. Një lloj besimi duhet të kemi dhe besimin më të madh e kemi tek vendet demokratike. Unë gjykoj që teoritë e Novac duhen parë me dyshim, duhet bërë debat me argumente…Është një situatë e veçantë, pasi besimi tek shkenca duhet të ruhet…Mjeti i fundit mund të jetë shtrëngimi…Dhe vijmë tek dilema se kush është më i rëndësishëm komuniteti apo individi!? Personalisht kam zgjedhur të bëj vaksinën, duke besuar tek shkenca, por edhe duke dyshuar”, tha më tej Lubonja./Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Gabimet më të shpeshta nga fotografët fillestarë

    Lajmi i rradhës

    Çka me funksionimin e transportit publik në Tetovë? Njëherë fillon dhe më pas ndërpritet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë