Çka mendon Bullgaria për fitoren e VMRO-DPMNE-së

    Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, ka komentuar zgjedhjet e rezultateve zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas tij, tani çështja e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE duket shumë më e komplikuar.

    Ish-zëvendëskryeministri shprehu keqardhje që qeveria e Zaev nuk ka mundur të gjejë gjuhë të përbashkët me Bullgarinë me çka do t’i mundësonte fillim të bisedimeve në BE.

    Bisedimet për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk janë nisur, thotë Karakachanov, për shkak se marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit janë ngrirë.

    “Gjithçka do të ishte më e thjeshtë nëse Zaev dhe Qeveria e tij do të përpiqeshin t’i përmbushin kushtet e parapara në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë”, u shpreh ai.

    “Kuptohet, nuk mund të mos mbesin të shqetësuar për fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhje. Ata janë ata që flasin për nevojën e prishjes së marrëveshjes, për ngritjen e shkrimeve në përmendore që e karakterizojnë Bullgarinë si okupator fashist dhe ata të cilët bënë thirrje diplomatike në BE kundër Bullgarisë”, u shpreh në fund Karakaçanov.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Shaqir Fetahu u ka bërë thirrje qytetarëve që “për hir të Allahut” ta votojnë BDI-në (Video)

    Lajmi i rradhës

    Mediat greke: Rritja e opozitës nacionaliste nuk është një shenjë e mirë për marrëdhëniet dypalëshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë