Taravari: Shaqir Fetahu u ka bërë thirrje qytetarëve që “për hir të Allahut” ta votojnë BDI-në (Video)

    Arben Taravari ka vazhduar me kritika ndaj reisit Shaqir Fetahu në ClickPlus. Ai paraprakisht ka akuzuar për përfshirje dhe ndikim mbi votuesit kundër tij. Taravari më vonë ka deklaruar se reisi në emër të Zotit ka bërë thirrje që të votohet BDI, Ali Ahmeti.

    “Ka telefonata ku ka bërë thirrje që ju, për hir të Zotit, për hir të Allahut ju duhet të përkrahni BDI, Ali Ahmetin”, tha Taravari.

    Ai shtoi se Zaevin e pret fati i njëjtë sikurse i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili u arratis në Hungari.

    “Nuk e di a do të mbetet në shtet apo do të ikë”, tha Taravari.

    Paraprakisht ka folur edhe për dorëheqjen e Zaevit.

    Tha se ka qenë e pritshme, pasi siç tha, “u turpërua në Shkup”.

    Lajmi Paraprak

    Drejtori i NP-së e punëson vetën në të njëjtën ndërmarrje, alarmohet Komisioni kundër korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Çka mendon Bullgaria për fitoren e VMRO-DPMNE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë