Çka u diskutua në takimin Kovaçevski – Sela?!

    Për Aleancën për Shqiptarët, propozimi francez është i pranueshëm.

    Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, Ziadin Sela tha se propozimi duhet të interpretohet mirë, dhe të mos jetë objekt i manipulimeve.

    Sipas Selës, aktorët politikë në vend në marrjen e vendimit duhet të udhëhiqen nga qasja “nëse propozimi na çon në BE, apo jo”.

    “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka gjithashtu një rëndësi gjeopolitike, dhe si i tillë mendoj se politikanët duhet të mendojnë më pak për fitimin e pikëve politike, dhe të mendojnë më shumë për ta bërë rajonin më të qëndrueshëm, dhe ne nuk kemi asnjë hezitim – do ta pranonim një propozim të tillë si parti politike, ky është qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

    “Kryeministri Kovaçevski i tha kreut të Aleancës për Shqiptarët se për paqen, stabilitetin në vend dhe prosperitetin e të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, është e domosdoshme sjellja shtetërore dhe vendimi i vërtetë për paqe”, thonw nga Qeveria.

    Zijadin Sela ka përkrahur Kovaçevskin, për pranimin e propozimit francez, por ka shtuar se gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese për inkorporimin e bullgarëve do të insistojë edhe për ndryshimin e përkufizimit, që në fakt përshkruan gjuhën shqipe. Sipas Selës, është çështje dinjiteti.

    “Përkufizimi i gjuhës shqipe është një tufë fjalësh, dhe vetëm fjala “shqip” nuk ekziston. Përkufizimi “gjuha që flasin më shumë se 20% e qytetarëve dhe e cila është e ndryshme nga maqedonishtja”, mendoj se për shqiptarët është përçmuese dhe nuk duhet të përdoret një përkufizim i tillë, ndaj shpresoj se do të mbizotërojë arsyeja”, u shpreh Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët i bën apel BDI-së, që të mbështesë ndryshimin e këtij përkufizimi të gjuhës shqipe në Kushtetutë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në Shkup do të kryhet dezinsektimi kundër mushkonjave

    Lajmi i rradhës

    Zëvendësimi i targave, sipas “urdhrit të Vuçiqit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë