Gara e ethshme për një biletë për ndeshjen Shqipëri-Serbi vazhdon prej ditësh dhe që nga momenti kur FSJF vendosi të hapte shortin për shitjen e biletave, ka nisur një garë e ethshme për të siguruar një vend në ”Arena Kombëtare” për natën e 7 qershorit.
Nëse në faqen e FSHF-së është e vështirë të gjesh të tilla edhe pse procesi mbetet ende i hapur, në faqet e internetit që shesin bileta, mund të gjesh të tilla. Por çmimet janë absolutisht të papërballueshme dhe shumë më të larta se ato me të cilat dolën fillimisht në shtije.
Për shembull në një nga portalet e njohur për blerjen e biletave për evenimente të ndryshme, përfshirë edhe atë sportive, nga personat që i zotërojnë ato, “viagogo”, mund të gjesh bileta të ndeshjets. Por çmimet fillojnë nga 170 euro më e lira, nga ato që janë pas portës, në sektorë që parimisht ishin të bllokuar nga FIFA.
Ndërkaq, çmimi ndryshon dhe rritet në mënyrë të dukshme në tribuna të tjera, për të shkuar deri në mbi 1600 euro për një biletë në tribunën VIP të stadiumit për ndeshjen në fjalë. Një abuzim i dukshëm që këtë radhë ka kaluar çdo limit, duke parë interesin e jashtëzakonshëm për duelin në fjalë. /Panorama/