“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe” | The Economist: Qetësues në një rajon ende të brishtë

    “Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”, kështu e nis e famshmja britanike “The Economist” artikullin kushtuar Shqipërisë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, një vend i cili është përballur me ndryshime të rëndësishme vitet e fundit.

    Teksa bën një përshkrim të jetës personale të liderit shqiptar me stilin e tij të veçantë, si një ish-basketbollist dhe artist modern, fokusin e vendos tek zgjedhjet e bujshme të 14 maj ku PS-ja fitoi 53 bashki.

    “The Economist” bën edhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, duke e konsideruar fitues sërish Edi Ramën, në një mandat të katërt.

    Ndër të tjera sipas tyre Rama ka shprehur se po modelon partinë e tij socialiste sipas Laburistëve të Rinj të Britanisë, duke marrë këshilla nga specialistë, për të cilat do të shërbejnë në modernizim.

    “Në pushtet që nga viti 2013, Rama është tashmë kreu më i vjetër aktual i një qeverie në Ballkan”, kështu e konsideron e famshmja britanike kryeministrin, teksa thekson se dikur një nga vendet më të errëta në Europë sot shihet si një ndriçim për Ballkanin.

     “Tani e tutje, ai mund të krenohet se është një yll i Ballkanit, edhe një ndikim qetësues në një rajon ende të brishtë: dëshmitar i trazirave fqinje në Kosovë, ku pakica serbe po rebelohet kundër shumicës etnike shqiptare”, vijon më tej shkrimi.

    Teksa rendisin arritjet e Shqipërisë postkomuniste, tashmë e konsiderojnë kryeqytetin si të panjohur krahasuar me tre dekada më parë, kjo për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm. Tashmë Tirana është një qytet me mbi 700 mijë makina në qarkullim, kur shumë vite më parë kishte vetëm 6 mijë të tilla.

    Ndër të tjera e famshmja britanike shton se Rama ka pranuar kushtet e anëtarësimit në BE dhe se Shqipëria “po shkon në drejtimin e duhur” por se “ka ende një kohë të gjatë e rrugë për të bërë”, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe korrupsionoin.

    “Problemi tjetër i madh që mundon Ramën është emigracioni. Popullsia është zvogëluar me të paktën një të katërtën që nga fundi i komunizmit, në rreth 2.9 milionë sot”, vijon më tej shkrimi, ndërsa shton se synimi I liderit shqiptar është zhvillimi i vendit.

    Ndër të tjera përmendet trashëgimia më e madhe që Rama kërkon të lërë dhe është pikërisht demokracia liberale, për të cilën shtojnë se do të duhen shumë vite. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që nuk duhet të hani nëse doni të dobësoheni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë