Çmime të reja të derivateve

    Benzina EUROSUPER BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga sonte në mesnatë do të lirohen për dy, gjegjësisht  2.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin po bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës  mesatarisht për 1.12 për qind.

    Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 98 do të jetë 83.5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri  (EL-1) 74 denarë për litër. EUROSUPER BS – 95 edhe më tej do të shitet  për 81.5, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) për 75.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS mbeten 39.779 denarë për kilogram.

    Nga KRRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rënie te benzina  mesatarisht për 1.214 për qind , 1.569 për qind te  vaji ekstra i lehtë për 1.616 për qind dhe te mazuti për  2.745 për qind. Kursi i denarit ndaj dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme, ndërkaq është më i ulët për 0.006 për qind.

    Lajmi Paraprak

    “Qytetarët e RMV-së mesatarisht jetojnë 75 vite”

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja antibixhoz kërkon miratimin urgjent të ligjit për lojërat e fatit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë