Lëvizja antibixhoz kërkon miratimin urgjent të ligjit për lojërat e fatit

    Lëvizja antibixhoz kërcënon me protesta dhe hapa të tjerë më radikal nëse kuvendi nuk e miraton propozim/ligjin për lojërat e fatit i cili ndër tjera parashikon që bastoret dhe kazinotë të jenë së paku 500 metra larg objekteve shkollore. Reagimi i Lëvizjes Antibixhoz vjen një ditë pasi Shoqata e Lojërave të Fatit dhe ajo e bastoreve si dhe një numër i madh i të punësuarve të tyre dolën përpara kuvendit për të kërkuar tërheqjen e këtij propozimi/ligji i cili sipas tyre do të likuidojë industrinë legale dhe do të prodhojë biznesin në të zezë me këto lojëra.

    “Ne shpresojmë se ligji do të kalojë pavarësisht se nuk i plotëson kërkesat e Lëvizjes Anti bixhoz, ju e dini se lëvizja antibixhoz kërkon spostim të të gjitha objekteve të lojërave të fatit 3 km larg vendbanimeve, shpresojmë se hapi i parë do të realizohet, në të kundërtën ne normalisht se do protestojmë do të reagojmë deri në arritjen e spostimit të të gjitha objekteve ne nuk do ndalemi. Manipulohet shumë me numrin e të punësuarve, në fillim flitej për 6000-7000 të punësuarve ndërsa tani flitet për 10 mijë apo 54 mijë të punësuar ose që do ngelin pa punë. Ky është turpi që kalon çdo kufi të manipulatorëve dhe organizatorëve të lojërave të fatit”, u shpreh Xhemal Abdiu, Lëvizja Antibixhoz.

    “Ne nga lëvizja Antibixhoz, miqve nga asociacionet që merren me organizimin e këtyre lojërave ju themi se jeta nuk është kumar e ua bëjmë me dije se paratë nuk janë boshti i botës. Jemi të vetëdijshëm që ju shikoni vetëm fitimet tuaja të majme, ju keqpërdorni të punësuarit tuaj duke manipuluar me numrin e tyre. Ambasadorëve të BE-së i porosisim të mos na e vrasin arsyen tonë për të jetuar pasi edhe ne e meritojmë jetën dhe i pyesim pse vallë ne duhet të viktimizohemi për fitimet e tyre”, deklaroi Jushi Emurllai, Lëvizja Antibixhoz.

    Propozim ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit ndër tjera, parashohin rritje të tarifave për dhënien e licencave të lojërave të fatit. Ndryshe, propozim ligji për lojërat e fatit nuk mbështet nga VMRO-DPMNE-ja e as nga grupi i zjarrit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çmime të reja të derivateve

    Lajmi i rradhës

    VMRO – DPMNE: Vendi do të mbetet pa shëndetësi publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë