ÇMIMET E LARTA TË MISHIT / Shtrenjtimi ka ulur konsumin

    Rritja e çmimeve në mënyrë rapide në vendin tonë ka ndikuar edhe në uljen e standardit jetësor. Në këtë drejtim çmimet e larta ndikojnë edhe në sigurimin e ushqimeve të cilët konsumohen nga popullata. Në Dibër dhe rajon, sipas rrjetit tregtar, ka një ulje të shitjes të shumë prodhimeve e veçmas kur është në pyetje mishi. Konsumimi i mishit në qytet dhe fshatra është më i vogël dhe mishtoret informojnë se i’a dalin disi duke shitur mishin në tregjet jashtë Dibrës.

    Të dhënat zyrtare të mishtoreve në Dibër thonë se dy vitet e fundit ka pësuar një ulje plasmani i mishit në qytetit dhe në vendbanimet rurale. Çmimet e larta të mishit edhe atë të viçit, lopës dhe qengjit tani pothuajse janë dyfishuar në krahasim me vitet më parë.

    Sot mishi i viçit në mishtoret e Dibrës shitet nga 500 denarë për kilogram deri më 650 denarë, mishi i lopës afro 400 denarë kurse mishi i qengjit ka arritur një lartësi afro 700 denarë për kilogram. Pronarët e mishtoreve thonë se ata janë të detyruar që një pjesë të mishit ta plasojnë në tregjet e qytetarëve të vendit por edhe në Shqipëri. Çmimet e mishit nuk i përgjigjen xhepit të qytetarëve, thotë Amit.M nga Dibra. Janë çmime shumë të larta për të ardhurat modeste të një pjese të madhe të dibranëve. Prandaj i kuptoj pronarët e mishtoreve të cilët theksojnë se ka një ulje të shitjes të mishit. Popullata në një situatë të këtillë më shumë blejnë mish të bardhë, nëpër markete tregtare. Mishi i pulës i bardh zëvendëson mishin e viçit, thotë Amedan.Sh. poashtu nga Dibra. “Në tryezën e familjes time më pare ë konsumonim mishin tre herë në javë. Tani mishi i viçit është zëvendësuar me mishin e bardh meqë është shumë i lirë”, thotë ai.

    Në një nga shitoret e mishit në Dibër takuam edhe shtetasin shqiptar Agim. F nga fshati Dovolan, bashkia e Peshkopisë. Ai tha se posedon një lokal shërbyes në fshatin e tij dhe mishin e siguron në mishtoret në Dibër. Poashtu na sqaron se shpesh herë meqë është një blerës i rregullt në një mishtore në Dibër, ka biseduar me pronarin i cili është i detyruar me çmimet më të ulët të plasojë mishin meqë blihet me sasi më të mëdha. Është një problem shumë i madh, thonë pronarët e mishtoreve në Dibër. Ata na informojnë se shpesh herë mishin nga Dibra shitet në Strugë, Ohër, Gostivar, Tetovë dhe Shkup nëpër restorantet e ndryshme, meqë janë të detyruar për shkak të uljes të interesimit për përdorimin e mishit nga ana e banorëve të komunave Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, por dhe mishi i viçave kanë një kualitet të lartë pasi ata rriten e ushqehen në natyrë dhe me ushqim bio. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Europa t’i shtrijë dorën Ballkanit

    Lajmi i rradhës

    Europol identifikon bandat më të rrezikshme të Europës

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë