Çmimet e ngrira të ushqimeve bazë do të vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në fund të shkurtit

    abstract blur in supermarket for background

    Çmimet e ngrira të ushqimeve do të ngelen kështu deri në fund të muajit shkurt, këtë e ka konfirmuar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se vendimi tashmë është marrë dhe do t’i propozohet Qeverisë për shqyrtim. Çmimet e ngrira do të vlejnë për të njëjtat produkte që në dhjetor vendosi Qeveria që të mbeten të pandryshuara.

    “Sot sektori i tregtisë në Ministrinë e Ekonomisë ka marrë vendim ku ne do t’i propozojmë Qeverisë që vendimi i mëparshëm për ngrirjen e çmimeve të vazhdojë deri në fund të shkurtit, që do të thotë se, si Ministri e Ekonomisë propozojmë vendim që të vazhdojë masa për ngrirjen e produkteve bazë që ishin në dhjetor”, tha Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë

    Kjo do të thotë se në muajin shkurt çmimet e bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, mishit të freskët, produktet e mishit të thatë, djathit, gjizës, vezëve, orizit dhe pastave do të mbeten të njëjta. Vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve është marrë nga Qeveria në dhjetor pasi Enti Shtetëror i Statistikave kishte regjistruar rritje të çmimeve të produkteve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kamçev pozitiv me Covid-19? | Përplasje mes avokatit të Kamçevit dhe prokurores Stefanova

    Lajmi i rradhës

    Me gjashtë rreshta ngushëllim në Facebook Ali Ahmeti i dha lamtumirën e fundit ish-bashkëluftëtarit të UÇK-së, Rexhail Qerimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë