Çmimet po bien, po në Maqedoninë e Veriut?

    Çmimet e shumë produkteve bazë ushqimore priten që të ulen në periudhën në vazhdim. Organizata botërore e ushqimit FAO ka njoftuar se indeksi i çmimeve të ushqimeve është në rënie në baza mujore dhe vjetore, lëvizje këto të tregjeve botërore të cilat përcaktojnë rrjedhën e lëvizjes së çmimeve edhe në vendin tonë. Por statistikat vendore tashmë kanë regjistruar se në shkurt të këtij viti krahasuar me janarin e vitit të kaluar inflacioni ka qenë vetëm 0.4 për qind, mirëpo shpenzimet e ushqimeve dhe pijeve janë rritur për 0.5 për qind në krahasim me janarin, ndërsa në krahasim me shkurtin 2023 për 1.5 për qind. Ndërsa, nga ana tjetër, organizata botërore e ushqimit FAO njoftoi se në nivel mujor dhe vjetor indeksi i çmimeve të ushqimeve është në rënie.

    Megjithatë, disa prej produkteve bazë dhe lëndëve të para për përpunim vazhdojnë të rriten, veçanërisht çmimet e sheqerit, mishit dhe produkteve të qumështit janë në rritje. Sipas të dhënave të reja të FAO-s, në muajin shkurt, krahasuar me janarin, indeksi i çmimeve të ushqimeve u ul me 0,7 për qind, ndërsa në nivel vjetor rënia është 10,5 për qind. Në veçanti, indeksi i çmimeve të drithërave në nivel mujor është ulur me 5 për qind, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rënia është 22.4 për qind.

    “Çmimet ndërkombëtare të të gjitha kulturave kryesore të drithërave janë duke u ulur çdo muaj. Pritjet për të korra të mëdha në Argjentinë dhe Brazil, së bashku me çmimet konkurruese të ofruara nga Ukraina, e cila dëshiron të përfitojë nga mbarëvajtja e rrugës tregtare detare, citohen si një faktor kryesor. Në të njëjtën kohë, çmimet botërore të elbit dhe orizit gjithashtu u ulën”, shkruhet në analizën e re të FAO.

    Dhe çmimet e vajit vegjetal ushqimor janë në rënie në baza mujore, janë ulur me 1.3 për qind, ndërsa në bazë vjetore me 11 për qind. Megjithatë, ka rritje të çmimeve për produktet ushqimore dhe lëndët e para. Konkretisht, në muajin janar, krahasuar me shkurtin, indeksi i çmimeve të produkteve të qumështit është rritur për 1.1 për qind, por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pasur rënie prej 13.4 për qind.

    Sipas raportit të FAO, çmimet botërore të gjalpit u rritën më së shumti në shkurt. Çmimet e qumështit pluhur vazhduan të rriteshin, por me ritme më të ngadalta, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës për importe, veçanërisht nga Kina. Nga ana tjetër, çmimet e djathit janë rritur minimalisht. Në shkurt, krahasuar me janarin e këtij viti, çmimet e mishit janë rritur për 1.8 për qind, ndërsa në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, rënia ka qenë për 0.8 për qind. Çmimi i sheqerit është rritur në baza mujore me 3.2 për qind dhe në bazë vjetore me 12.5 për qind.

    Presioni inflacionist në Maqedoni po zbutet dhe në shkurt të këtij viti u reduktua në 3 për qind, me ulje të ndjeshme të presionit nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë elektrike (por edhe presionet më të ulëta të çmimeve nga kategoritë më pak variabile për një vit), sipas të dhënave nga Banka Kombëtare, ku pritet një rënie e mëtejshme e çmimeve në vitin 2024. në vendin tonë, përkundër subvencioneve të mëdha në bujqësi, importi i ushqimeve është vazhdimisht në rritje. Sipërfaqet e shpërndara nuk lejojnë përdorimin e makinerive moderne dhe produktiviteti është në nivel shumë të ulët. Nga ana tjetër, fushat në të cilat prodhimi kërkon më shumë fuqi punëtore, për shkak të mosinteresimit të të rinjve për të punuar në këtë sektor, do të përballen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Nuk festohet Bajrami i Fitrit pa bakllava

    Lajmi i rradhës

    Europa t’i shtrijë dorën Ballkanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë