Nuk festohet Bajrami i Fitrit pa bakllava

    Situata ekonomike përkeqësuar dekadën e fundit ka “detyruar” disa amvise dibrane që dinë bukur të gatuajnë, të fillojnë të gatuajnë bakllavën tradicionale dibrane me qëllim që atë ta shesin. Deri vonë bakllava e cila është një kampione e ceremonive dasmore është blerë kryesisht nëpër ëmbëltoret që funksionojnë në qytet. Kohëve të fundit një konkurrencë e fuqishme e ëmbëltoreve u janë bërë amviset dibrane të cilat dinë shumë mirë të përgatisin shumë gatime e veçmas ëmbëlsirat.

    Duke marrë parasysh faktin se bakllavaja mbetet edhe më tej ëmbëlsira kryesore e tryezave e veçmas ceremonive familjare, ka amvise të cilët përgatisin këtë ëmbëlsirë orientale. Vet fakti që kjo ëmbëlsirë e gatuar nga duart e arta të disa dibraneve ka një plasman të gjerë, tregon qartë se edhe përfitimet janë të majme. Këto ditë në prag të festës të Bajramit përveç prezencës së madhe të bakllavave në ëmbëltoret e Dibrës, një pjesë e amvisave përgatisin bakllavat me porosi. Janë afro 20 gra të këtilla të cilat kanë shumë punë duke gatuar bakllava por edhe disa ëmbëlsira të tjera siç është sheqerparja. V.Sh është një amvise dibrane e cila thotë se afro 5 vite është duke përgatitur ëmbëlsira për shitje. Ajo ka 52 vjet dhe thotë se është shumë e kënaqur nga efektet financiare, respektivisht përfitimet që i sjell shitja e bakllavës.

    “Bakllavaja dibrane ka karakteristikat e veta edhe pse është një ëmbëlsirë orentale. Karakteristikat e saja i ka mësuar nga nëna ime e cila më nuk jeton. Porosit janë të shumta kryesisht për dasma, gëzime të tjera familjare e veçmas në prag të festave të Bajramit. Mua në realizimin e punëve më ndihmon edhe vajza ime. Kam mbi 40 porosi në prag të festës së Bajramit” thotë ajo dhe shton se një bakllavë me materialin e saj kushton 120 euro.

    Por, sipas saj është edhe një përgjegjësi e madhe meqë bakllavës duhet t’ja godasësh edhe sherbetin dhe ajo të jetë me një kualitet të lartë. Përafërsisht edhe amviset e tjera përgatisin bakllavat me çmim nga 100 deri më 120 euro.

    Përveç bakllavave amviset në fjalë të cilat janë gra shembullore edhe me prodhime të tjera kontribuojnë për rritjen e standardit të familjeve të tyre. Ata shpeshherë përgatisin edhe ëmbëlsira të tjera siç janë tortat, sheqerpare, por edhe kabuninë dibrane. Një risi tek këta gra është përgatitja e petullave. Në Dibër gjatë martesave përdoren edhe petullat. Kërkesat janë shumë të mëdha, thonë bashkëbisedueset tanë dhe shtojnë se kohëve të fundit në Dibër është bërë edhe modë që vikendeve dibranët përdorin petulla gjatë vaktit të mëngjesit.

    “Në restorantet e Dibrës shumë dibranë e hanë mëngjesin me petulla prandaj edhe kërkesa nga restorantet tek ne janë të mëdha”,  thotë një nga amviset që përgatisin edhe petulla. Puna e amvisave është një biznes i mirë i cili dukshëm ndikon në rritjen e standardit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Fushata zgjedhore | Më të orientuara kundër të tjerëve, sesa në promovim idesh

    Lajmi i rradhës

    Çmimet po bien, po në Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Një Pikaso 10-vjeçar

    Pikturat e stilit surrealist të 10-vjeçarit Andres Valencia shiten për shuma mbi 150.000 dollarë. Është e rrallë që…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë