Çmimi i çimentos shtrenjton edhe më shumë banesat

    Çmimi i çimentos u rrit për 20 për qind të hënën.

    E kompania Sharrcem, u arsyetua se shkaku i rritjes së kostos së energjisë në botë u detyrua ta ngrit çmimin që shkoi 129 euro për ton.

    Ndërtimtarët thonë se kjo nuk qëndron fare. Sipas tyre, vlera e këtij produkti në Kosovë u bë gati sa në perëndim, atje ku standardet janë shumë më të larta, njofton Klan Kosova.

    Kjo situatë do të ndikojë që të rritet edhe kosto e patundshmërive, për çka investitorët thonë se ka ulje të shitjes.

    Me këtë rast edhe paralajmërimet për ekonominë e vendit nuk janë pozitive.

    Që kjo gjendje të kalohet, po kërkohet që shteti të ndërhyjë përmes mekanizmave mbrojtës për ta evituar thellimin e krizës.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë kërkon Kina?

    Lajmi i rradhës

    Historike, Luiza Gega kampione europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë