Çmimi i gazit në Europë tejkaloi 1.500 dollarë për një mijë metra kub

    Çmimi i gazit në Europë sot për herë të parë nga tetori tejkaloi 1.450 dollarë për 1.000 metra kub, ndërsa disa minuta më vonë e tejkaloi çmimin prej 1.500 dollarëve për 1.000 metra kub, tregojnë të dhënat e bursës londineze ICE.

    Çmimi për fjuçërsat e janarit në qendrën TTF në Holandë arriti 1.424 dollarë për 1.000 metra kub, por vetëm 5 minuta më vonë u rrit në 1.450 dollarë për 1.000 metra kub, e pak më vonë edhe 1.500 dollarë për 1.000 metra kub.

    Në hapjen e bursave sot në mëngjes, indeksi TTF arriti 1.400 dollarë për 1.000 metra kub, por më pas ra nën 1.350 dollarë për 1.000 metra kub.

    Lajmi Paraprak

    Kjo është arsyeja pse nuk mund të flini kur jeni duke udhëtuar

    Lajmi i rradhës

    Banka e Anglisë: Bitcoin mund të bëhet ‘i pavlefshëm’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë