Çmimi i qymyrit në RMV ka shënuar ulje, ndërsa i duhanit rritje

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 pati ulje të çmimeve të prodhimet industriale në tregun vendor për 2.1 përqind.

    Në dhjetorin e vitit të kaluar, krahasuar me dhjetorin paraprak, ulje më e madhe e çmimit është regjistruar te nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve (14.8 %) dhe regjistruar te prodhimi i metaleve (14.5 %).

    Ndërkohë rritje më e madhe e çmimeve është regjistruar te prodhimi i produkteve të duhanit (55.3 %) dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (15.3 %).

    “Në muajin dhjetor të vitit 2023, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet: Energjia me 12.1 %, Produktet intermediare përveç energjisë për 6.8 % dhe Produktet kapitale për 6.9 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Lajmi Paraprak

    Parimin fituesi me fituesin e prishi BDI!

    Lajmi i rradhës

    Lista Serbe: Rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur nga vendimi për dinarin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë