Parimin fituesi me fituesin e prishi BDI!

    VMRO-DPMNE pritet të krijojë koalicion qeveritar me opozitën shqiptare në rast se i fiton zgjedhjet parlamentare, pasi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski deklaroi për Sitel që opozita shqiptare është partner i dëshiruar.

    “Principi fituesi me fituesi nuk është më i rëndësishëm për VMRO-DPMNE, pasi i njëjti është prishuar nga BDI-ja në vitin 2016, si edhe partner koalicioni i dëshiruar është opozita shqiptare, ndërsa qëllimi i VMRO-DPMNE-së është të fitojë 61 deputet e më shumë”, deklaroi Mucunski.

    Ai vlerësoi që opozita shqiptare i është afruar BDI-së, duke theksuar që ndoshta edhe e ka tejkaluar.

    Ndryshe, opozita shqiptare me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim përbëhet nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lidhja Demokratike dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje! Këtij koalicioni opozitar mund t’i bashkohet edhe Aleanca për Shqiptarët, pasi një gjë e tillë është mbështetur nga kryetari i saj, Arben Taravari.

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë do të mbahet me 8 maj (e mërkurë) së bashku me zgjedhjet parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Ka mungesë të konkurrencës së tregut në telefoninë celulare në RMV

    Lajmi i rradhës

    Çmimi i qymyrit në RMV ka shënuar ulje, ndërsa i duhanit rritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë