Arsimtari në Hasanbeg sulmon fizikisht një nxënës

    Altin Jahiu, nxënës i klasës së nëntë në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg pretendon se është sulmuar fizikisht nga mësuesi i edukatës fizike, që sipas tij është edhe djali i drejtorit të shkollës në fjalë, Fadil Murtezani. Siç tha Jahiu, ngjarja ka ndodhur në orën e edukatës fizike, të martën më 7 shkurt, në turnin e parë të mësimit.

    “Unë kam qenë me një shoqe dhe një shok duke qëndru ulur, dy shokë të tjerë luain me një top të plastikës. Pa dashje, topin e gjuajtën dhe topi ra te këmbët e arsimtarit, ai tha kush e bëri. I thash nuk e kam bë, nuk më dëgjoi dhe filloi me të terët, I nxorri jashtë ata, njërin e goditi shuplakë mbas koke, mua më kapi nga mbas dhe më shtyu, ma lakoj qafën dhe më kapi për fyti, më tha shkojmë te drejtori. Unë I thash më fal se nuk e kam bë unë, ai më tha ec, ju jeni kafshë, çka nuk tha. Më ka fy në koridor dhe më ka zvarritur”, tha një nxënës.

    Naser Jahiu, xhaxhai i nxënësit në fjalë tha se tashmë rastin e kanë paraqitur edhe në polici. Por, ai shprehet I revoltar se pse udhëheqësia e shkollës nuk e kanë njoftuar familjen dhe as organet e rendit për këtë incident,

    “Më thanë me dërgu në neurokirurg se e din ata çka duhet me I dhanë më tepër. I ka ligamentet pak të dëmtuara nga goditja, mjeku e konstatoi. Pastaj shkova në polici e lajmërova rastin ,ju erdh çudi edhe atyre. Ju vet e keni lajmëru, shkolla nuk ka bë asgjë? Jo,  shkolla nuk ka mar asnjë masë. Drejtori i ka thënë djalit se do ta lajmëroj prindin por nuk është lajmëru askund. Është dashur të lajmërohet drejtori, jo rastësisht nuk I kërkojnë numrat e telefonit të prundërve në çdo institut, pikërisht për këto raste”, shtoi Naser Jahiu, xhaxhai.

    Alsat bëri disa përpjekje për të kontaktuar drejtorin e shkollës. Përveç që pritëm një orë në shkollën “25 Maji” i dërguam edhe një sërë porosish dhe e telefonuam disa herë por ai ishte i pakapshëm. Më vonë në një porosi të shkurtër të cilën e dërgoi drejtori kërkoi që incidenti mos të bëhet lajm. Ndërkohë, sulmi ndaj nxënësit është evidentuar edhe në buletinin ditor të policisë ku theksohet se më datë 09.02.2023 në ora 11:00 në Komisariatin e Policisë Gazi Babë, N.J.(51) ka raportuar se me datë 07.02.2023 rreth orës 11:00 është sulmuar fizikisht nipi i tij i mitur nga një mësues në një shkollë fillore në rajonin e Gazi Babës. Lidhur me rastin, më 08.02.2023, në ora 22:40, nga klinika  “Shën Naumi I Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur i cili është sulmuar fizikisht nga mësuesi. Sipas policisë po merren masa për zbardhjen e rastit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike, nuk uli çmimet e produkteve

    Lajmi i rradhës

    ASh BËHET PJESË E QEVERISË | Taravari: Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë do të na takojnë neve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë