Çmimi Nobel për Fizikë ka tre fitues! Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier

    Merita për ndarjen e elektroneve në klasat e dritës.

    Me këtë arsyetim çmimi Nobel i këtij viti për Fizikë është ndarë mes Pierre Agostini nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ferenc Keausz nga Gjermania dhe Anne L’Huillier nga Suedia.

    Çmimi Nobel për Fizikë është një nga çmimet më prestigjioze që u jepet studiuesve dhe shkencëtarëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e fizikës dhe kanë bërë zbulime.

    Tre fituesit e ‘Nobel-it’ në fizikë prezantuan metodat eksperimentale që gjenerojnë pulse drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie.

    Çmimi Nobel për Fizikë jepet çdo vit që nga viti 1901 dhe është një nga Nobelët më të vjetër që është dhënë. Çmimi prezantohet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave së bashku me komitete dhe organizata të tjera të ndryshme.

    Çmimi i parë Nobel në Fizikë iu dha në vitin 1901 Wilhelm Conrad Roentgen për zbulimin e tij të rrezeve X që solli një ndryshim revolucionar në fushën e diagnostikimit mjekësor dhe Henri Becquerel dhe Pierre Curie për kërkimet e tyre pioniere mbi radioaktivitetin.

    Çmimet për kiminë, letërsinë dhe paqen janë planifikuar të jepen të mërkurën, të enjten dhe të premten në Stokholm, ndërsa çmimi për ekonomi do të shpallet më 9 tetor.

    Çmimet Nobel u themeluan me “testamentin” e shpikësit dhe filantropit suedez Alfred Nobel në vitin 1895.

    Fituesit marrin një diplomë të çmimit Nobel, një medalje ari dhe një çek. Shuma e çekut këtë vit është rreth 1 milion dollarë. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Policia e Kosovës vazhdon hetimet në Banjskë të Zveçanit

    Lajmi i rradhës

    A do t’ia hajë kokën Kosova, Vuçiçit dhe “fuqia” e tij?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë