Policia e Kosovës vazhdon hetimet në Banjskë të Zveçanit

    Fotografia: Facebook, Xhelal Sveçla

    Edhe një javë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Policia e Kosovës po vazhdon të kryej ende hetime në zonën malore të Banjskës në Zveçan.

    Hetime janë duke u kryer edhe sot. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Po është duke vazhduar po bëjmë pastrim të terrenit. Do të shohim nëse do të gjendet diçka”, ka thënë Elshani.

    Si pasojë e sulmit terrorist të 24 shtatorit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

    Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit në këtë zonë edhe më 30 shtator, përfshirë këtu: raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jelekë anti-plumb etj.

    Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. 

    Lajmi Paraprak

    A e dini pse ora e mësimit në shkollë zgjat 45 minuta?

    Lajmi i rradhës

    Çmimi Nobel për Fizikë ka tre fitues! Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë